Takim me të rinjtë për informimin e programeve shëndetësore të partive politike

 

Dorina Reçi

Në kuadër të projektit “Përmirësimi  i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar”, zbatuar nga Shoqata “Together for Life” me fonde nga Ambasada Amerikane, është mbajtur një nga takimet me grupet e interesit për informimin e programeve shëndetësore që ofrojnë partitë politike në vend, për zgjedhjet vendore qershor 2017.

Të rinjtë u bënë pjesëmarrës në diskutimet e shtruara nga stafi i shoqatës “Together for Life” në lidhje me rëndësinë e njohjes së programeve dhe vlerën e votës. Ata shprehën shqetësimin në lidhje me mungesën e programeve të disa prej partive kryesore, si edhe me paraqitjen e disa partive me programe të vjetra.

Të rinjtë e mendojnë edhe si mungesë vlerësimi mosprezencën e përfaqësuesve të partive në takime të tilla, duke u lënë hapësirë të rinjve se këta të fundit “përdoren” vetëm për qëllimet elektorale, si figura nëpër fushatat e tyre.

TFL i njohu ata me disa prej programeve për çështjet shëndetësore, ku buxheti për këtë sektor nga njëra parti në tjetrën, varion nga 5-8 %. Njëri prej të rinjve, R.T u shpreh: “Unë dyshoj shumë se edhe aq buxhet që po premtohet nga këta parti, do të arrihet të mbulojë problematikat e shumta që ka ky sektor. Janë me mijëra pacientë të cilët janë në pritje për rimbursimet e ilaçeve, janë nevoja të jashtëzakonshme për kualifikimin e stafit mjekësor; mjekë të përgjithshëm, të specialiteteve dhe infermierë. Prandaj unë e shoh paksa të errët zhvillimin e shëndetësisë në vendin tonë”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim