Tani arteriet mund t’i zhbllokoni përmes ushqimeve, ja çfarë duhet të konsumoni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

brokNatyra ka krijuar ushqime të shumta që mund të na ndihmojnë të ruajmë shëndetin dhe të detoksifikojmë trupin me qëllim parandalimin e sëmundjeve të shumta. Çelësin për të zhbllokuar arteriet e bllokuara dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës mund ta gjejmë gjithashtu në ato ç’ka na ka ofruar natyra. Ja cilat janë ushqimet, me ndihmën e të cilave mund t’i zhbllokoni arteriet e bllokuara dhe të parandaloni shfaqjen e sëmundjeve serioze.

Avokado: Studimet kanë treguar se konsumi i avokados çdo ditë luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e kolesterolit në gjak.

Kanellë: Kjo erëz e shijshme mund të ndihmojë për të ulur nivelet e kolesterolit. Kanella është e pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur gjakun nga oksidimi. Hidhni pak kanellë në kafen e mëngjesit ose shtojeni në ushqimet e tjera, që të merrni përfitimet e saj shëndetësore.

Brokoli: Ky perim është i pasur me vitaminën K, e cila pengon kalciumin të dëmtojë arteriet. Ai është i pasur gjithashtu me fibra, të cilat mund të ndihmojnë për të ulur tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Çaj jeshil: Ky çaj pengon absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes. Prandaj, konsumi i 1-2 gota të çajit të gjelbër do të parandalojë bllokimin e arterieve dhe gjithashtu do të stimulojë metabolizmin, duke ju ndihmuar të humbni peshën e tepërt.

Burimi: http://news.health.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?