Tashmë mund të kryhet me sukses transplanti i organeve nga personat e prekur me HIV

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

transplantOrganet e para nga donatorët me HIV pozitiv janë transplantuar në pacientë të infektuar me HIV në Britaninë e Madhe. Sipas prof John Forsythe, mjek i asociuar për dhurimin e organeve thotë se është emocionuese të shohësh persona të prekur nga HIV në Britani të dhurojnë organet e tyre pas vdeksjes.

Sipas mjekëve britanez, rreth 3 persona në ditë vdesin duke pritur transplant organesh.

Transplantet e organeve nga donatorët me HIV janë të kufizuara vetëm për marrësit që janë të prekur nga ky infeksion gjithashtu, risi kjo që ka hapur mundësinë e dhurimit që më parë nuk ka ekzistuar. Transplantet e para të suksesshme kanë qënë transplantet e veshkave që janë bërë në spitalin St Thomas në Londër, në 2015. Sipas dr Rachel Hilton, nefrolog, këto transplante të veshkave përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në mjekësi.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet