Viti i Ri është koha kur mund të bëni prova të ndryshme në gatimin tuaj. Mund të provoni një lloj tavë me mollë e tërshërë.
- Përgatitja: 10 minuta
- Pjekja: 40 minuta
Përbërësit
- 2 filxhan tërshërë
- 200 g sheqer kaf
- 1 filxhan arra
- gjysmë filxhani rrush i thatë
- 1 lugë e vogël “pluhur pjekës”
- 2 lugë të vogla kanellë
- Pak kripë
- 2 vezë të mëdha
- 2 filxhan qumësht
- 1 lugë e vogël vanilje
- 4 lugë gjalp pa kripë, i shkrirë
- 2 mollë të ëmbla, të qëruara, të prera në kubikë
Përgatitja
Nxeheni sobën me 180 gradë. Lyejeni tepsinë me gjalp
Në një tas të mesëm hidhni tërshërën, sheqerin, arrat, rrushin e thatë, pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën. Përziejini mirë.
Në një tjetër tas rrihni vezët, më pas shtoni qumështin dhe vaniljen duke i përzier mirë derisa të bëhet një masë e tërë.
Bashkojeni përzierjen e qumështit me përzierjen e tërshërës, si dhe me gjalpin e shkrirë.
Në tepsi hidhni mollët si një shtresë e fundit. Më pas hidhni gjithë masën tjetër mbi të. Në fund spërkateni me arra. Piqeni për 40-45 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë një ngjyrë të artë. Shërbejeni të ngrohtë në temperaturën e dhomës.







