Të ëmbël apo të athtë, këta janë frutat më të shëndetshëm për fëmijët dhe të rriturit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk është lajmi i ri që frutat janë të mirë për shëndetin. Ju mund të konsumoni fruta dhe perime deri në momentin që të jeni aq të vjetër sa të mos mund t’i përtypni më. Por, sa informacione keni në lidhje me përfitimet shëndetësore të secilit frut? A është rrushi po aq i mirë sa luleshtrydhet? Cili nga frutat ka më shumë sheqer, molla apo banania? Të dish vlerat ushqyese të secilit frut ndoshta nuk është edhe aq e domosdoshme, megjithatë mund t’ju ndihmojë të maksimizoni objektivin tuaj për t’u ushqyer shëndetshëm.

Merrni grejpfrutin, për shembull. Ky lloj agrumi super i athtë futet në listën e super-ushqimeve, duke qenë se ndihmon në uljen e kolesterolit. Po pjepri? Mund të mos jetë aq i zakonshëm (asnjë nuk të thërret për të ngrënë pjepër), megjithatë lëngu i tij ofron vitaminën A, që mund të rrisë riprodhimin e qelizave. Le pastaj shkëlqimin e fytyrës!

Frutat tropikale gjithashtu ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore dhe dobësuese. Ananasi përmban  bromelain, një enzimë që ndihmon në tretjen e ushqimeve. Hani këtë ushqim kur keni fryrje të barkut. Një bonus tjetër: Do të ndiheni sikur jeni me pushime në ndonjë ishull.

Dhe, nëse po kërkoni për më shumë vitaminë C, mos u fokusoni vetëm tek portokalli. Ai mund të njihet si burimi kryesor i vitaminës C, por në fakt edhe kivi është po aq  pasur me këtë lëndë ushqyese që forcon imunitetin.

Jeni kureshtarë të dini cilët janë këto super fruta? Hidhuni një sy më poshtë.

  • Molla

Lëkura e mollës përmban antioksiduesin kurcetinë, që ka veti antihistamine dhe anti-inflamatore.

  • Banania

Mund ta dini që bananet janë të pasura me kalium. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i niseshtes rezistente, një karbohidrat i shëndetshëm që ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.

  • Grejpfruti

Një grejpfrut në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

  • Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat

Këto fruta janë të pasur në antioksidues që mund të luftojnë sëmundjet.

  • Pjepri

Është një burim i pasur i vitaminës C dhe A.

  • Qershi

Qershitë e marrin ngjyrën e kuqe nga anthocianina, një antioksidues që mund të lehtësojë inflamacionin.

  • Rrushi

Rrushi përmban antioksiduesin resveratrol, që lidhet me shëndetin e zemrës.

  • Kivi

Është i mirë për sistemin tretës. Kivi përmban po aq vitaminë C sa portokalli.

  • Shalqini

Është një burim i mirë i antioksiduesit likopene dhe është 91.5% ujë.

  • Ananasi

Ky frut tropikal përmban bromelain, një enzimë që ndihmon në tretjen e ushqimit. Me pak fjalë: ndihmon në rastet kur keni fryrje të barkut.

Burimi: Health / Shendeti.com.al 

 

 

 

Postime të ngjashme

Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë