Të flini pa rroba, më e mira për shëndetin dhe marrëdhënien tuaj

Ndërsa flini me bikini nën nxehtësinë e diellit, merrni më shumë vitaminë D. Shkenca sugjeron ta praktikoni këtë edhe gjatë netëve në shtëpi.

sleep nakedSipas sondazheve të veçanta nga “Raporti i Anketave Globale të Gjumit”, vetëm një e treta e popullsisë britanike dhe 8% e amerikanëve guxojnë të flenë pa rroba. Por shkenca ju jep tashmë arsyet pse të flini si Adami dhe Eva është e shëndetshme, joshëse dhe freskuese.

Nëse flini pa rroba, jeni të prirur për të bërë gjumë të mirë, si dhe mund të keni shumë përfitime shëndetësore. Sipas kërkimeve të ekspertit të gjumit,  dr. Kris Idzikovesi i Qendrës “Sleep Edinburg”, temperatura e trupit është më e lartë në orën 11 në darkë dhe më e ulët në orën 4 të mëngjesit. Ai shtoi se fjetja zhveshur e bën më të lehtë ruajtjen e temperaturës që truri dëshiron të arrijë. Sipas tij, duart dhe këmbët në veçanti duhet të mbahen ngrohtë. Duart dhe këmbët e ftohta ngushtojë enët e gjakut, duke zvogëluar rrjedhjen e gjakut.

Djeg kalori: Po, akti i thjeshtë i gjumit tani lidhet me djegien e kalorive.

Prodhon “hormone dashurie”: Nëse flini me bashkëshortin apo një partner intim të zhveshur, do të togethetrafroheni më shumë me njëri-tjetrin. Kontakti lëkurë-me-lëkurë nxit prodhimin e oksitocinës. Oksitocina ju mban të afërt me njëri-tjetrin dhe redukton ankthin. Kohët e fundit, një studim amerikan raportoi se 57% e njerëzve që flenë të zhveshur, janë të lumtur me marrëdhënien e tyre, në krahasim me 48% që flenë me pizhame.

Ndalon infeksionet vaginale: Lëreni zonën vaginale të marrë frymë gjatë natës, është thelbësore për të pasur higjienë të mirë. Në disa raste, llojet e gabuara të të brendshmëve mund t’ju rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet vaginale. Gjumi pa të brendshme është gjithashtu këshilluar ndonjëherë për trajtimin vulvovaginitis ose enjtjet.

Disa studime nga dr. Moberg dhe dr. Peterson kanë zbuluar përfitimet e ndryshme të oksitocinës: ul presionin e gjakut, lehtëson stresin dhe ndihmon plagët të shërohen shpejt. Nëse flini të zhveshur, do të nxiteni të kryeni më shumë marrëdhënie seksuale e për pasojë do të keni një marrëdhënie të shëndetshme.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët