Vaji i arganit është quajtur ndryshe edhe eliksiri i bukurisë së përjetshme. Dhe faktet e mëposhtme tregojnë edhe arsyen pse:
-Vaji i arganit është një hidratues i fuqishëm që rigjeneron, rregullon dhe stimulon përmirësimin qelizor të lëkurës
-Ndihmon dhe neutralizon radikalet e lira dhe ndihmon lëkurën nga veprimi i kohës
-Ka aftësi antimikrobike, favorizon procesin e shërimit të djegieve
-Ndihmon në zhdukjen e vijave në lëkurë
-Mbron lëkurën nga ekspozimi në diell, tymi dhe nga ndotja
-Është një kurë e efektshme në trajtimin e akneve të të rinjve
-Ndihmon dhe stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës duke e bërë atë më elastike.
-Ka një efekt të shkëlqyer kundër plakjes, duke reduktuar ndjeshëm rrudhat në lëkurë.
-Vaji i arganit ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi kolagjenin dhe elastinën e lëkurës dhe favorizon tonifikimin.
-Është një trajtim shumë i mirë për lëkurat e thata.
-Zbut dhe forcon fibrat e flokëve të dobët
-Hidraton flokët nga ekspozimi në diell pas larjes në det
-I mban flokët të shëndetshëm dhe i mbron nga zbokthi
-Është i mirë për thonj të fortë e me shkëlqim
-Është hidratues i mirë për fëmijët, edhe për të vegjilit
-Përdoret për masazhet dhe ndihmon për të çliruar muskujt


