Kajsia është një frut që ka ardhur nga Kina dhe ka kaluar nga perandoria persiane e më pas në Mesdhe. Këtu ato njohën edhe lulëzimin e tyre.
Vitamina A
Kajsitë janë një burim i madh i vitaminës A, që bën mirë për shikimin. Por vitamina A bën mirë edhe për sistemin imunitar, riprodhimin, lëkurën, dhëmbët dhe lëndët e buta kockore.
Ka dy lloj vitaminash A: ajo që gjendet tek mishi, peshku dhe produktet e mishit, si dhe provitamina A që gjendet tek frutat, perimet. Tipi më i njohur i provitaminës A në ushqime është betakaroteni.
Gratë rekomandohet të marrin 700 mikrogramë vitamin A çdo ditë, ndërsa burrat 900 mikrogramë. Një tas me copa kajsie përmbajnë 158 mikrogramë.
Kaliumi
Kajsia është një burim i mirë i kaliumit, një mineral dhe elektrolit që ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve dhe ndihmon në rrahjet e zemrës. Kaliumi gjithashtu ndihmonë në tretje dhe për të pasur kocka të forta. Marrja e sasive të nevojshme të kaliumit çdo ditë ndihmon në mbajtjen e një vlere normale të presionit të gjakut dhe ul rrezikun e një ataku.
Një i rritur duhet të konsumojë 4,7 gramë kalium në ditë. Një tas me copa kajsie përmban 427mg kalium.
Fibra
Kajsitë përmbajnë edhe një sasi domethënëse fibrash që ndihmojnë në ruajtjen e balancave të kolesterolit dhe glukozës në gjak. Një tas me copa kajsie (përafërsisht 4 kokrra e gjysmë) ju siguron 79 kalori dhe 3,3 gramë fibra.


