“Të mos e ndiesh fare dhimbjen”, sindroma e rrallë që ka prekur gjithë familjen

Përshtati në shqip: Blertina Koka

3 gjenerata brezash nga një familje italiane kanë trashëguar një sindromë të rrallë që i bën ata të mos e ndiejnë fare dhimbjen.

78-vjeçarja, dy vajzat e saj, të moshës 52 dhe 50 vjeç, dhe fëmijët e tyre, dy djem dhe një vajzë, të moshës 24, 21 dhe 16 vjeç respektivisht, kanë pësuar fraktura të gjymtyrëve apo plagë në lëkurë dhe nuk kanë ndierë fare dhimbje.

Vajza, për shembull, ka nxjerrë shpatullën nga vendi dhe nuk e ka ndierë fare por ka vazhduar të bëjë ski, tregon autori i studimit, dr. James Cox, nga Kolegji Universitar i Londrës.

Një nga djemtë e ka ndrydhur disa herë kaviljen në një fushë futbolli, por ka vazhduar lojën. Mund të ketë pasur raste që edhe janë përvëluar me ujë të ngrohtë dhe përsëri nuk kanë ndierë dhimbjet e djegies së lëkurës.

Shkencëtarët mendojnë se një mutacion gjenetik i trashëguar nga brezi në brez ka çuar në këtë sindromë të rrallë, të cilës i është vënë emri Sindroma  Marsili, sipas mbiemrit të familjes.

Ky mutacion gjenetik është një formë e hipoalgesisë kongenitale. Duke identifikuar mutacionin gjenetik që pengon familjen Marsili të ndiejë dhimbjen, shkencëtarët shpresojnë që të mund të zhvillojnë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve te njerëzit që nuk gjejnë shërim me ilaçet ekzistuese.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?