“Të qenit beqare”, sekreti i jetëgjatësisë për gruan më të moshuar në Evropë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sekreti për të jetuar më gjatë? Të qenit beqare. Të paktën sipas 116-vjeçares Emma Morano, gruaja më e moshuar e Italisë, Evropës dhe që renditet në vend të pestë mes personave më jetëgjatë në botë.Emma

Historia e jetës së saj është publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”, ku Morano zbulon sekretin e jetëgjatësisë. Ishte viti 1938, kur pas vdekjes së djalit, i cili ishte disa muajsh, vendos të ndahet nga bashkëshorti. Pastaj pretendentët nuk mungojnë, por ajo zgjedh të mos martohet sërish. “Nuk doja të komandohesha më nga asnjë”, ka shpjeguar. U tha, u bë.

Në moshën 116-vjeçare, Morano jeton akoma e vetme, në apartamentin e saj me dy dhoma në Verbania, në Lago Maggiore. Asnjë ndihmë, me përjashtim të nipit, i cili çdo mëngjes shkon ta takojë dhe t’i përgatitë ushqimin. Sa i takon pjesës tjetër, gjithçka e bën vetë.

E lindur në 29 nëntor 1899 në Civiasko, në provincën e Verçelit, Morano transferohet në Lago Maggiore kur ishte akoma vajzë e vogël. Punoi në një fabrikë që prodhonte çanta. Që kur një mjeku i tha që vuante nga anemia, dieta e saj ka qenë gjithnjë e njëjtë: tre vezë të freskëta në ditë. Sipas llogarive, në 100 vitet e fundit ka ngrënë të paktën 100 mijë. Pjesa tjetër e menysë është e thjeshtë: pak mish i grirë krudo, një pjatë supë me makarona dhe një banane.

Megjithatë, sipas disa shkencëtarëve, një faktor i rëndësishëm i jetëgjatësisë është edhe gjenetika. Dy nga motrat e Moranos kanë ndërruar jetë një në moshën 100 vjeçare dhe tjetra në moshën 102 vjeçare.

Burimi: Corriere della Sera / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave