Të rinjtë bashkohen në aktivitetin “Diabeti nuk është pengesë për ne”

 
Blertina Koka / Shëndet+

diabet

Nën moton “diabeti nuk është pengesë për ne”, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet do të organizojë një aktivitet sensibilizues në Ditën Shqiptare të Diabetit, më 18 qershor 2016.

Ky aktivitet do t’i dedikohet 500 anëtareve fëmijë dhe të rinj që vuajnë nga diabeti, si dhe sensibilizimit të popullatës. Përballja e realitetit dhe aspiratave për t’u zhvilluar, eksperiencat pozitive dhe shembuj realë të një shëndeti të mirë, do jenë komponentët kyç të këtij aktiviteti.

Aktiviteti do të organizohet ora 10:00 deri më 12:00, duke u nisur nga sheshi “FRYDERRYK FRANCISZEK CHOPIN” (përball GARDËS) dhe duke ecur për gjatë rrugës së “Shëtitores së Parkut të Madh” deri tek “AMFITEATRI”, Tiranë.

Është një ecje sensibilizuese me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me diabet për të jetuar një jetë në dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, ku dhe jetojmë./ https://shendeti.com.al/

dita shqiptare per diabetin

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë