Të sëmurët me diabet dhe besimet e rreme

Për gazetën “Shëndet+”, Isuf Kalo, endokrinolog

Dieta është bërë “gogoli” i diabetit. Rreth saj janë krijuar aq shumë paragjykime dhe shtrembërime, sa për shumë të sëmurë ajo përbën tashmë një ankth të vërtetë. (“Dieta kërkon të gatuash mënjanë, të kesh tenxhere më vete, të kesh peshore farmacie në shtëpi.” “Dieta e diabetit do kushte speciale.” “Diabetiku kërkon të mos ia ndash përditë mishin, vezën, qumështin, do fruta përditë. Të merr malli për një gjë të ëmbël, mendo, dhe kafenë duhet ta pish pa sheqer”.”Si e do dietën diabeti! Biftekun e do sa një lopatë.”)

Isuf KaloÇfarë është e vërtetë nga të gjitha këto? Pothuaj asgjë. E vetmja sakrificë që kërkon diabeti, është të mos përdoren ëmbëlsirat dhe gjithçka që përgatitet nga sheqernat. Të sëmurët me diabet mund të hajë njësoj si njerëzit e tjerë, bashkë me njerëzit e shtëpisë, pa pasur nevojë as për tenxhere më vete dhe as për peshore farmacie. Dieta e diabetikut nuk ka pse të jetë shabllone e monotone dhe as “speciale” apo më e shtrenjtë se e njerëzve të tjerë.

Një i sëmurë me diabet mund ta ndryshojë e ta përshtasë çdo ditë dietën e tij sipas kushteve të punës e të jetesës, sipas sezonit, gjendjes së trupit, shijes e zakoneve të tij. Është e vërtetë që nuk duhet të përdorë më sheqer, ëmbëlsira, çokollata e llokume, por a mund të quhet kjo një sakrificë kaq e madhe? A e rëndon apo, përkundrazi, e lehtëson kjo jetën ose shpenzimet e familjes?

Përderisa përdoren të gjitha ushqimet e tjera të zakonshme, atëherë ç’gjë të vështirë ka në dietën e diabetikut?

E vetmja vështirësi është se i sëmuri me diabet duhet të dijë çfarë të hajë, të mësojë si t’i masë ato që ha, si ta përshtasë ushqimin sipas kushteve konkrete të punës e të jetës së tij.

Këtë vështirësi ju nuk mund ta zgjidhni vetë. Atë duhet ta zgjidhim e ta kapërcejmë së bashku. Duhet të mësoni ngadalë dhe me durim, një e nga një, disa nga njohuritë e thjeshta që janë aq të domosdoshme në jetën tuaj të përditshme.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?