Të zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie? Këto metoda janë vërtet efektive!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

qumeshtBardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson së trepërmi. Dhëmbët e bardhë dhe estetike, ndikojnë në pamjen tonë të përgjithshme, në përshtypjen që lemë dhe komunikimet tona ndërpersonale. Një studim i kryer në SH.B.A. ka gjetur se njerëzit me dhëmbë të bardha dhe buzëqeshje estetike janë 30% më të suksesshme se njerëzit me një buzëqeshje jo të përsosur. Marrin poste të larta më lehtë, kanë besim të lartë dhe rrezatojnë shëndet dhe lumturi.

Por, gjatë viteve, dhëmbët mund të marrin ngjyrë të verdhë dhe të humbasin bardhësinë e tyre. Arsyet janë të ndryshme, duke përfshirë pirjen e duhanit, moshën, gjenetikën, mbushjet jo të mira, mungesën e higjienës orale, konsumimin e ushqimeve që lenë njolla tek dhëmbët si vera, kafe, çaj dhe disa erëza, konsumin e pijeve acidike të tilla si sode apo agrume, lëngje që dëmtojnë smaltin.

Për të pasur dhëmbë të bardhë ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne mund ti realizojmë ato në kushte shtëpie.

Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.

Banane ose lëvozhgë portokalli: fërkoni anën e brendshme të një lëkurë banane ose portokalli në dhëmbët tuaj, prisni 10 minuta dhe lani dhëmbët mirë. Vitaminat dhe mineralet në lëkurë, duke përfshirë edhe kalium dhe bromine, do të zbardhin dhëmbët.

Uthull molle dhe limon: shtrydhni rreth 1/4 limon dhe shtoni 2 lugë uthull molle. Merrni një furçë dhe shpëlani gojën. Kjo përzierje mund të ndihmojë në heqjen e njollave të verës dhe nikotinës. nikotinë. Kujdes! Aciditeti i tepërt do të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, kështu që nuk duhet të përsërisni këtë trajtim më shumë se një herë në dy javë.

Burimi: www.healthyandnaturalëorld.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?