Teknika relaksuese për të lehtësuar stresin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Relaksohuni! E meritoni, është mirë për ju dhe merr shumë më pak kohë seç mund ta mendoni. Të gjitha këto teknika që luftojnë stresin nuk ju marrin më shumë se 15 minuta.

Meditoni

Pak minuta meditim në ditë do t’ju ndihmojnë të lehtësoni ankthin. Studimet kanë treguar se meditimi alternon lëvizjen e neuroneve në tru duke ju bërë më imun ndaj stresit.

Është shumë e thjeshtë. Mjafton të uleni në dysheme. Mbyllni sytë. Fokusojeni vëmendjen tek përsëritja e një mantre optimiste si “Ndihem në paqe” ose “E dua veten time”. Vendosni njërën dorë në bel për të sinkronizuar mantrën me frymëmarrjet.

Frymëmarrje të thella

Merrni 5 minuta pushim dhe fokusohuni tek frymëmarrja. Qëndroni drejtë, mbyllni sytë, vendosni njërën dorë tek beli. Merrni frymë ngadalë me hundë, duhet ta ndieni frymëmarrjen duke nisur nga stomaku deri te koka. Përsërisni të njëjtin proces edhe me nxjerrjen e frymës nga goja.

Frymëmarrjet e thella ndihmojnë në lehtësimin e stresit duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe ulur tensionin e gjakut.

Jetoni momentin

Merrni 5 minuta dhe fokusohuni vetëm tek një sjellje. Ndieni se si era ju “ledhaton” fytyrën ndërsa po bëni një shëtitje, ose dëgjoni me vëmendje zhurmën që bëjnë këpucët ndërsa ecni. Shijoni çdo kafshatë të ushqimit. Kur e jetoni momentin dhe fokusoheni te shqisat, do të ndiheni më pak të tensionuar.

Jini më socialë

Socializimi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin. Flisni me të tjerët, do të ishte mirë përballë, ose të paktën me anë të telefonit. Ndani me ta ide, informacione të reja.

Aplikoni kompresa të ngrohta

Aplikoni një kompresë të ngrohtë në qafë dhe shpatulla për 10 minuta. Mbyllni sytë dhe relaksoni fytyrën, qafën, shpatullat dhe shpinën. Hiqni kompresën dhe përdorni një top tenisi për të hequr tensionin.

Dëgjoni muzikë

Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës së lehtë ndihmon për të ulur tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ankthin. Krijoni një listë të këngëve ose tinguj të natyrës (cicërima të zogjve, melodi nga rrjedhja e lumenjve, oqeanit etj). Mund të dëgjoni edhe këngë më ritmike dhe të këndoni me sa zë të mundeni (vetëm sigurohuni që nuk do të shqetësoni fqinjin).

Qeshni me të madhe

Një e qeshur me gjithë zemër nuk ju bën mirë vetëm nga ana mendore. Ajo ul nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) dhe rrit substancat e quajtura endorfinë, që përmirësojnë  humorin.

Shikoni një video apo film humoristik, lexoni libra komike ose bisedoni me dikë që ju bën gjithmonë për të qeshur.

Lëviz

Nuk është e thënë vetëm të vraponi. Mund të kryeni aktivitet fizik edhe duke bërë joga ose një ecje të lehtë. Të gjitha këto aktivitete fizike ndihmojnë në lehtësimin e depresionit dhe ankthit.

Jini falënderues

Mbani një ditar për të kujtuar të gjitha gjërat për të cilat jeni falënderues në jetë. Shënoni aty eksperiencat e mira që keni kaluar, si në shkollë, punë, me shoqërinë etj.

Kur të jeni të stresuar, merrni dhe lexoni ditarin për të rikujtuar çfarë realisht ka rëndësi.

 Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike