Temjani, një nga simbolet e festave fetare, mund të jetë një ndihmë për të luftuar kancerin e vezoreve. këtë zbulim e kanë bërë kërkuesit e Universitetit të Leiçesterit në Britaninë e Madhe. Studimet kanë përqendruar vëmendjen në një bimë prodhuese të temjanit, Bosvelja, e cila gjendet në Afrikë dhe Arabi. Përdorimi i një përbërësi të nxjerrë nga rrëshira e kësaj bime, ka rezultuar efikase në shkatërrimin e qelizave kancerogjene të tumorit të vezoreve.
Temjani, i mirë kundër kancerit të vezoreve
