Kryefaqja Box 3 Tendiniti i shpatullës, trajtimi konservativ dhe kirurgjikal

Tendiniti i shpatullës, trajtimi konservativ dhe kirurgjikal

0
Shpërndaje

 

Albaturk

Klinika Albaturk

Shpatulla është një makineri shumë komplekse. Dizenjo e saj fin i jep artikulacionit të shpatullës një hark të gjerë lëvizjeje, por jo shumë stabilitet. Për sa kohë që të gjitha pjesët përbërëse janë në gjendje të mirë pune, shpatulla mund të lëvizë lirshëm dhe pa dhimbje.

Shumë njerëz i referohen çdo lloj dhimbje të shpatullës si bursit. Termi bursit do të thotë vetëm që një pjesë përberëse e shpatullës e quajtur bursa, është inflamuar. Tendinitis ndodh atëherë kur inflamohet një tendin. Ky mund të jetë një shkaktar tjetër i dhimbjes së shpatullës. Shumë faktorë të ndryshëm mund të japin inflamacion të bursës dhe të tendineve. Sindroma e Konfliktit (Impingement Syndrome) është njëra prej tyre. Sindroma e Konfliktit ndodh atëherë kur tendinet e manshetës rotator fërkohen në çatinë e shpatullës, në akromion.

Si është e ndërtuar shpatulla?

Shpatulla është e përbërë prej tre kockash: skapula (kocka e madhe e sheshtë e shpatullës), humerus Shpatulla(kocka e krahut) dhe klavikula. Mansheta rotatore lidh humerusin me skapulën. Mansheta rotatore  formohet prej katër muskujsh: muskuli supraspinat, infraspinat, teres minor dhe subskapular. Tendinet lidhin muskujt me kockat. Muskujt lëvizin kockat duke tërhequr tendinet. Mansheta rotatore ndihmon në ngritjen dhe rrotullimin e krahut.

Kur ngrihet krahu, mansheta rotatore mban humerusin fort në folenë e skapulës, glenoid. Pjesa e sipërme e skapulës që formon çatinë e shpatullës, quhet akromion. Bursa zë vend midis akromionit dhe tendineve të manshetës rotatore. Bursa është një qese e lubrifikuar indore që ul forcat e fërkimit midis dy pjesëve që lëvizin.

Shkaqet pse ndodhin probleme me shpatullën

Zakonisht ka hapësirë të mjaftueshme midis akromionit dhe manshetës rotatore, në mënyrë të tillë që tendinet rrëshkasin lehtësisht nën akromion kur ngrihet krahu. Por sa herë që ngrini krahun, ka pak fërkim ose pickim mbi tendinet dhe bursën. Veprimi i fërkimit ose pickimit quhet konflikt.

Konflikti ndodh në një shkallë të caktuar në shpatullën e çdokujt. Aktivitetet e përditshme që kërkojnë përdorimin e krahut mbi nivelin e shpatullës shkakton pak konflikt. Zakonisht kjo nuk jep dhimbje të zgjatur. Por puna e vazhdueshme me krahët e ngritur lart, aktivitet të vazhdueshëm të hedhjes së sendeve, ose aktivitete të tjera të përsëritura të shpatullës mund të bëjnë që konflikti të bëhet problematik. Konflikti kthehet në një problem kur shkakton irritim ose dëmtim të tendineve të manshetës rotatore.

Gjembat kockorë (sqepat kockorë) mund të reduktojnë hapësirën që i duhet bursës dhe tendineve për të lëvizur nën akromion. Gjembat kockorë janë pika kockore që formohen si pasojë e konsumimit të artikulacionit midis skapulës dhe klavikulës të quajtur artikulacionit akromioklavikular. Në disa persona, hapësira është shumë e vogël sepse akromioni ka përmasa jo normale. Në këta persona akromioni përkulet shumë përpara duke reduktuar hapësirën midis tij dhe manshetës rotatore.

Simptomat më të shpeshta të dëmtimit të shpatullës

Sindroma e Konfliktit shkakton dhimbje të gjeneralizuar të shpatullës në fazat e hershme të saj. Gjithashtu jep dhimbje kur ngrihet krahu lart anash ose përpara. Pjesa më e madhe e pacientëve ankohen se dhimbja ua bën të vështirë të flenë, veçanërisht kur kthehen në anën e shpatullës së prekur.

Një shenjë e rëndësishme e Sindromës së Konfliktit është dhimbja e mprehtë që ndjen pacienti kur mundohet të vendosë dorën në xhepin e pasëm të pantallonave. Disa herë kur pacienti ul krahun ka një ndjesi bllokimi. Dobësia dhe paaftësia për të ngritur krahun mund të jetë referuese për faktin që tendinet e manshetës rotatore janë rupturuar.

Çfarë ekzaminimesh do të kërkohen nga mjeku?

Diagnoza e bursitit ose tendinitit të shkaktuar nga konflikti zakonisht vendoset duke u bazuar në bursit dhimbje shpatullehistorinë e sëmundjes dhe në ekzaminimin fizik. Mjeku juaj do t’ju bëjë pyetje të hollësishme mbi aktivitetet tuaja dhe punën që bëni, sepse konflikti shumë shpesh është i lidhur me ngritjen e duarve lart në mënyre të përsëritur.

Mjeku mund të kërkojë radiografi për të parë për ndonjë jonormlitet të akromionit ose gjëmba kockorë përreth artikulacionin akromioklavikular. Imazhe me anë të Rezonancës Magnetike RM  mund të kërkohet nëse mjeku dyshon për çarje të tendinave të manshetës rotatore. Nëpërmjet kësaj teknike ekzaminohen si tendinat, ashtu dhe kockat.

Trajtimi jokirurgjikal

Pjesa më e madhe e mjekëve e fillojnë trajtimin në mënyrë konservative. Në fillim, përshkruhen medikamente antiinflamatorë si për shembull aspirina ose ibuprofeni. Mbajtja pa lëvizur e artikulacionit të dhimbshëm dhe vendosja e akullit mbi të mund të lehtësojë dhimbjen dhe inflamacionin. Në rast se dhimbja nuk kalon, atëherë një injeksion kortizoni në artikulacion mund të përmirësojë situatën. Mjeku juaj mund t’ju përshkruajë gjithashtu fizioterapi.

Kirurgjia

Nëse problemet tuaja persistojnë pas trajtimit konservativ (jokirurgjikal), mjeku juaj mund të rekomandojë ndërhyrje kirurgjikale.

Dekompresioni subakromial

Qëllimi i kirurgjisë është të zmadhojë hapësirën midis akromionit dhe tendinave të manshetës rotatore. Heqja e presionit nga indet nën akromion quhet dekompresim subakromial.

Artroplastika rezekuese

Konflikti mund të mos jetë problem i vetëm i një shpatulle të moshuar dhe të konsumuar. Shumë shpesh haset dhe degjenerimi si pasojë e artritit në artikulacionin akromioklavikular. Nëse ekziston një arsye që të çon të besosh se artikulacioni është me artrit, pjesa fundore e klavikulës mund të hiqet gjatë kirurgjisë për konfliktin. Kjo procedurë quhet artroplastika rezekuese. Qëllimi është eliminimi i dhimbjes, i shkaktuar nga fërkimi kockë mbi kockë.

Procedura artroskopike

Në disa raste kirurgjia e konfliktit mund të realizohet me një artroskop. Artroskopi është një instrument që ka një kamerë të lidhur me një monitor që inserohet në artikulacion nëpërmjet një incizioni (prerje) të vogël. Kjo i lejon kirurgut të shikojë në monitor sipërfaqen ku do të punojë.

Kirurgjia e hapur

Në raste të tjera një kirurgji e hapur bëhet për të mundësuar heqjen e kockës. Kirurgu heq çdo gjemb kockor dhe një pjesë të akromionit. Ai lëmon anët e ashpra të kockës. Nëse është e nevojshme, kirurgu do të kryejë artroskopi rezekuese të artikulacionit akromioklavikular.

Rehabilitimi

Ju mund të keni nevojë për të ndjekur një program rehabilitimi edhe në rast se nuk keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të punoni me një fizioterapist, i cili mund të hartojë një program të individualizuar për të forcuar dhe tërhequr shpatullën dhe manshetën rotatore.

Është e rëndësishme të ruhet fuqia e muskujve të manshetës rotatore. Këta muskuj ndihmojnë në kontrollin e stabilitetit të artikulacionit të shpatullës.

Rehabilitimi i shpatullës pas kirurgjisë do të kërkojë trajtim fizioterapeutik për aq kohë sa të arrihet shërimi i plotë. Është shumë e rëndësishme të lëvizësh shpatullën sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithsesi, kjo duhet të jetë e balancuar me nevojën për të mbrojtur muskujt dhe indet e tjera që janë në proces shërimi.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here