Terapia 2 në 1, trajton artritin me anë të dhjamit në bark

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit po zhvillojnë një teknikë për zhvillimin e “kyçeve të reja” nga dhjami në bark, për të trajtuar sëmundjen e artritit. Terapia 2 në 1 do të trajtojë artritin, ndërkohë që do të zhdukë dhjamin në bark. Shpresohet që “kyçet e reja” të zgjasin për dekada, ndryshe nga përdorimi i protezës, që duhet të zëvendësohet herë pas here.artrit_dhjam ne bark

Kjo terapi do të jetë sidomos e vlefshme për njerëzit në të dyzetat dhe të pesëdhjetat, të cilët kanë dëmtime të kyçeve dhe konsiderohen shumë të rinj për t’iu nënshtruar operacioneve.

Mania më e fundit e njerëzve për të bërë ushtrime me intensitet të lartë, duke ngritur pesha të rënda, ka shkaktuar rritje të numrit të njerëzve të moshës së mesme që vuajnë nga dëmtimet e kyçeve, probleme këto që më parë shfaqeshin zakonisht tek të moshuarit.

Gati 80 mijë britanikë u nënshtrohen operacioneve në kyçe çdo vit, disa prej të cilëve kanë dhimbje të artritit tek kërci që mbron kyçet.

Shkencëtarë në të gjithë botën po kërkojnë për një mënyrë të re për rritjen e një kërci të ri, i cili mund të përdoret për të riparuar dëmtimin.

Teknika përqendrohet tek qelizat staminale, të cilat mund të kthehen në lloje të ndryshme indesh. Profesori Farshid Guilak ka nisur të nxjerrë qeliza staminale nga dhjami i marrë nga stomaku, me anë të teknikës së thithjes së dhjamit, dhe i ka vendosur  ato në një kornizë të hollë, e projektuar për të futur mbi pjesën që bashkon kyçet. Ai më pas ka përdorur një përzierje të gjeneve të ndryshme për t’i kthyer qelizat staminale në qeliza të kërcit, dhe mbi 6 javë ata janë zhvilluar dhe përhapur tek pjesa e kërcit të kyçeve, duke e rikthyer atë në një gjendje të re.

Profesori ka ruajtur gjithashtu një gjen kundër artritit tek kërci i ri. Ai çliron një substancë kimike që lehtëson inflamacionin dhe parandalon dëmtimin e kyçeve të reja.

Në këtë mënyrë rritet jetëgjatësia e tij dhe parandalohet ose zvogëlohet nevoja për një operacion të dytë. Kjo teknikë po testohet tek kafshët, ndërsa tek njerëzit testimi do të nisë brenda tre vitesh.

Përveç personave të rritur që kanë probleme me artritin, teknika do të jetë ideale edhe për fëmijët që kanë probleme me kyçet, pasi kërci i ri mund të rritet siç duhet.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare