Tërheqja e një fije floku shkakton rritjen e shumë të tjerave

Nëse tërhiqni një fije floku, mund të ndodhë që po në atë vend të rriten shumë fije të tjera, duke shkaktuar kështu dendësi dhe rigjenerim të flokëve.

floke2Sipas një studimi të realizuar mbi kavjet, nga shkulja e 200 qimeve mund të përfitohet rritja e 1300 qimeve, raporton “Cell Journal”

Ekipi i studimit në Universitetin e Kalifornisë Jugore po heton se si fijet e  flokut “komunikojnë” me njëri-tjetrin për realizimin e rigjenerimit të flokëve. Hulumtuesit tregojnë se niveli i inflamacionit nën lëkurë ndikon në shkallën e rigjenerimit.

Dr. Cheng Ming Chong thotë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për kurimin e alobecisë (sëmundja e rënies së flokëve). Ndërsa përsa i përket vetullave nuk është provuar shkencërisht që kjo medodë mund të ketë sukses.

Cris Mason, profesor i mjekësisë rigjeneruese në Universitetin e Londrës, thotë se shumë studime kanë arritur të prodhojnë flokë, por në të vërtetë ato dalin si flokë fëmije, ndërsa risia e këtij studimi qëndron në faktin se flokët e reja të cilat dalin si produkt i tërheqjes duken si flokë të riturish./BBC

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer