Testimi i mjekëve dhe infermierëve, presion në prag fushate

Albina Deda, deputete

Ilir Beqaj, pavarësisht kundërshtimit masiv nga urdhrat përkatës, deputetët e majtë e të djathtë, insiston në testimin e mjekëve. Testimi i Beqajt një aventurë personale dhe hakmarrje për profesionistët e shëndetësisë.

doktor 1Testimi i mjekëve dhe infermierëve i paligjshëm, diskriminues, korruptiv, fyes, tallës, pra një gjueti shtrigash për të larguar mjekët dhe infermierët nga puna. Vlerësimi i tyre është i rregulluar sipas Urdhrit të Mjekut, infermierit dhe edukimit në vazhdim. Nuk ka një politikë apo përvojë ndërkombëtare. Kjo bie ndesh me të drejtat e profesionistëve dhe të njeriut, pra është diskriminuese.

Personeli kalon procesin e diplomimit, praktikën mjekësore, provimin e shtetit, edukimin në vazhdim, si dhe konkurse për vendin e punës. QEKV ka deklaruar se të gjithë mjekët dhe infermierët kanë përmbushur kreditet e kërkuara.

Lind pyetja: Kush është baza ligjore apo dokumentacioni i publikuar zyrtarisht për këtë testim? Është një nga “marifetet” e MSH-së për të larguar nga puna dhe për të futur militantë? A i njeh dy institucionet e vlerësimit, urdhrat përkatës dhe QEKV? Si do bëhet testimi? Cila është përbërja e komisionit? A është MSH-së një nga personat që mund t’i besosh, kur tek ai gërshëtohen “injoranca për shëndetësinë dhe historitë e tij abuzive me tenderat publike?

Mjekët dhe infermierët po firmosin një peticion për këtë dhe të gjithë po e kundërshtojnë. Kjo nismë është personale, pasi nuk është konsultuar me askënd, as me urdhrat përkatës, as grupet e interesit, shumica e deputeteve të majtë kryesisht LSI janë kundër këtij testimi.

Pra, kur nuk pyet askënd duhet të tërhiqesh pasi ke përballë armatën e mjekëve dhe infermierëve.

Tërhiqu z. Beqaj në këtë marifetet për të larguar mjekët dhe infermierët, dhe larguar vëmendjen nga gjendja e rëndë ku është sot pas dy vitesh shëndetësia. Tërhiqu se me personin shëndetësor nuk ia del t’i denigrosh.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën