Testimi nё sytё e njё mjekeje

Entela Hamiti

Jam thjesht njё mjeke. Njё mjeke qё ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisё nё vitin 2003 dhe qё prej asaj dite punoj si mjeke familjeje nё qytetin tim tё lindjes. Shpeshherё kam  thurur ёndrra pёr tё qenё njё mjeke me emёr, por ajo qё mё ka udhёhequr gjithmonё nё punёn time ёshtё motoja: “Mё parё mos bёj dёm”.

bluzat e bardha mjeke infermiereÇdo ditё pёrballem me sfida nё punёn time, por asnjёherё s’jam stepur. Por jam stepur vёrtet kur dёgjova njё lajm mbi testimin e mjekёve. Unё s’jam kundёr testimit. Por, kush do e bёjё kёtё testim? Pse duhet dhe a i zgjidh ai problemet e shёndetësisё shqiptare? Çfarё duhet bёrё mё  parё se tё testojmë njerëzit qё punojnё?

Çdo njeri tё cilit i ka rёnё rasti tё shkojë nё njё spital jashtё Shqipёrisë, e bёn mirё  dallimin se ku qёndrojnё problemet e  vёrteta:

  • Godina tё vjetra me lagёshti
  • Hoteleri pothuaj inekzistente (ҫarҫafё e batanije tё marra nga shtёpia)
  • Ilaçe që blihen nga vetë pacientët
  • Shefa pavionesh tё dypunёsuar (shtetёror, privat)
  • Pajisje mjekësore qё mungojnё ose qё janё aq tё amortizuara sa s’thuhet
  • Laborator pa reagentë
  • Autoambulanca ku shumica shёrbejnё vetёm si taksi

Cilin prej këtyre problemeve do të zgjidhte testimi?

Asnjё! Por me masa tё thjeshta ҫdo gjё mund tё ndryshonte. Alternativa ime do tё ishte:

  • Menaxhim perfekt fondesh
  • Dhёnia me koncension i shёrbimeve dytёsore (hoteleria, pastrimi, heqja e mbeturinave)
  • Protokolle mjekimi tё unifikuara
  • Shefa pavionesh kompetentë e të zotё si menaxherë burimesh njerёzore e materiale
  • Pёrsosje tё sistemit tё urgjencёs mjekësore jo vetёm me ligje, por me njerёz tё kualifikuar e godina tё pёrshtatshme e tё pajisura mё  sё miri.
  • Heqjen e burokracive pёr mjekun e familjes dhe nxjerrjen e tij si profesionist i lirё, siç ёshtё nё tё gjithё botёn perëndimore ku duam tё integrohemi.

Pse presoni me testimin është i dёmshёm? Po tё pyesësh mjekёt nё çdo pozicion qё mbajnё janё tё pakёnaqur me rrogёn, kushtet, mёnyrёn si trajtohen. Ç’bëri psesioni me testimin? I vuri vulёn pakёnaqësisё. Shumё mjekë tё rinj tё talentuar i drejtohen vendeve si Gjermania e Anglia pёr tё punuar, sepse kёtu asnjё dritё jeshile s’duket nё fund tё tunelit.

Kush do e mbrojё mjekun i cili pёrballet ҫdo ditё me njerëzit e lodhur, tё sёmurë, tё pashpresë e qё tё parin qё gjejnë, i shfryhen pёr hallet e tyre qё kanё prekur fundin? Testimi  vallё?!

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën