Testimi për licencim, emrat e kandidatëve për mjekësi, farmaci dhe stomatologji

Blertina Koka

Publikohet lista e kandidatëve të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë që do të japin provimin e shtetit në muajin maj. Në total janë 76 mjekë, 236 farmacistë dhe 275 stomatologë. Bashkëngjitur emrit kandidatët kanë edhe datën dhe orën e testimit.

Një ditë më parë në gazetën ‘Shëndet+’ u publikuan datat e provimeve për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit.

Brenda pak ditësh do të publikohen listat emërore të profesioneve të tjera mjekësore, përkatësisht të infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit.

Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore nga java e parë deri në javën e fundit të muajit maj 2017.

Vetëm kandidatët që kanë arritur të përfundojnë programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion kanë të drejtë të japin provimin e shtetit në muajin maj 2017, për të fituar licencën profesionale në një nga specialitetet e përcaktuara mjekësore.

Kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) në mënyrë që të lejohen të marrin pjesë në provim. Ata duhet të paraqiten në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Të gjithë kandidatët për mjekësi, farmaci dhe stomatologji mund të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në lidhjet bashkëngjitur./ Shendeti.com.al

Lista e kandidatëve, Mjekësi, maj 2017

Lista e kandidatëve, Farmaci, maj 2017

Lista e kandidatëve, Stomatologji, maj 2017

Licencat e reja, publikohet kalendari i testimeve për 9 profilet mjekësore

 

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti