TFL vë përballë të rinjve dhe gazetarëve kryetarët dhe ekspertët e bashkive Lezhë dhe Fier   

Elena Beta

“ Mbrojtja e mjdisit dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta urbane, janë një objektiv parësor i Bashkisë Lezhë, që prej fillimit të mandatit tim si Kryetar Bashkie. Zhvillimi i turizmit dhe ekonomisë së gjelbër përbëjnë potenciale të rëndësishme për përmirësimin e nivelit të jetësës së qytetarëve Lezhjanë.  Duke falenderuar shoqatën “Together for Life” për këtë nismë të ndërmarë, ju bëj thirrje të zgjedhurve vendor, administratës vendore qëndrore në Lezhe si dhe gjithë qytetarëve që me përkushtim të bashkëpunojmë të gjithë së bashku për të bërë më të mirën për qytetin tonë”. Kështu u shpreh z. Fran Frrokaj, kryetari i Bashkisë Lezhë gjatë aktivitetit të organizuar nga shoqata “Together for Life” në bashkinë e qytetit të Lezhës.

Ky aktivitet kishte si qëllim përballjen e Kryetarit të Bashkisë me të rinjtë dhe gazetarët e qytetit dhe u zhvillua në kuadër të projektit “Informim-komunikimi për politikat mjedisore” mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të Qeverisë Suedezë si pjesë e programit Senior Albania.

Problematikat mjedisore që shqetësojnë banorët e qytetit të Lezhës, çfarë është përmirësuar gjatë mandatit të Kryetarit të Bashkisë z. Fran Frrokaj dhe çfarë është planifikuar të bëhet në të ardhmen, ishin cështjet që u diskutuan në takim.

Gjatë përballjes më të rinjtë e Lezhes dhe gazetarët, z. Frrokaj theksoi se përmbushja e objektivave është e kushtueshme, por bashkia nuk do të kursejë për të investuar në edukimin, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen qytetare, si dhe do të bëjë transparente të gjitha vendimet për të mundësuar një rol sa më të madh të qytetarëve në zbatimin e planit.

Të rinjtë e pranishëm si dhe gazetarët ngritën pyetje lidhur me ndarjen në burim të mbetjeve, mungësën e transportit publik në qytet për raste festash, menaxhimin e qenjve të rrugës, mbeturinat e grumbulluara në plazhin e shëngjinit në sezonin turistik, ndërtimin e banjove publike në qytet, si dhe kërkuan prezencën e Kryetarit të Bashkisë në mbledhjet  që Këshilli Bashkiak zhvillon me të rinjtë e qytetit.

Gjergj Figuri, gazetar, shtroi problematikën e derdhjes së ujrave të zeza në lumin Drin, duke sugjeruar vendosjen e një rrjete në dalje të qytetit në mënyrë që ujrat e zeza mos përfundojnë duke ndotur lumin.

Frrokaj përmendi mbjelljen e pemëve aromatizuese anash Lumit si dhe premtoi se do të gjejë një zgjidhje lidhur me këtë problem. Ai theksoi se kjo është çështje kuotash duke theksuar faktin se bashkia punon në përpjestim të drejtë me buxhetin që ka.

Lidhur me mbetjet, Frrokaj theksoi se menaxhimi i integruar i mbetjeve është një sfidë shumë ambicioze. Bashkia ka planifikuar ndërtimin e një Objekti për Redukatimin e Mbetjeve. Ky objekt ka një vlerë totale prej 3.5 milion Euro dhe do të realizohet në tre faza, dy prej të cilave me shumën 1. 89 milion Euro në harkun kohor  të këtij plani.  Ai foli gjithashtu për ndërtimin e banjove publike në qytet si dhe premtoi se do të gjejë zgjidhje për sistemimin e qenjve të rrugës.

Gjatë takimit ishin të pranishëm dhe ekspertë mjedisorë të Bashkisë të cilët mbajtën shënim çështjet që u ngritën  dhe premtuan të shqyrtojnë secilën prej tyre për të bërë më të mirën për komunitetin dhe mjedisin që i rrethon çdo ditë.

Me të njëjtën tematikë u zhvillua dhe një takim në Bashkinë e qytetit të Fierit ku ishin të pranishëm Nënkryetarja e Bashkisë Fier, Gentiana Cakrani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Publike, Edmond Leka dhe një grup të rinjsh të shkollave të mesme të qytetit. Ky takim i iniciuar nga shoqata “Together for Life”, vuri në pah se cfarë është bërë, po bëhet dhe ajo që është projektuar për t’u bërë në të ardhmen për përmirësimin e mjedisit, si një nevojë emergjente.

Rrugët e pashtruara,  zhvillimi i infrastrukturës, vendosja e semaforëve apo një polici në kryqëzime, problematikat e lumit Gjanica, ishin disa nga çështjet për të cilat të rinjtë e pranishëm kërkuan përgjigje.

Një tjetër çështje që morri vëmendjen e z. Leka ishte  dhe grumbullimi i plehrave dhe gjetja e një zgjidhje për këtë problem duke qënë se impianti i planifikuar kundërshtohet nga banorët.  Ai foli për benefitet që ky impiant do të sjellë në mjedis, duke theksuar se impianti që do ngrihet do pastrojë dhe mbetjet e depozituara sot.

Lidhur me cilësinë e ajrit dhe betonizimin e hpësirave publike z. Leka u shpreh se “Për çdo banor duhet të ketë 5 deri në 9 metra katror hapësirë publike, ne jemi pak më mbrapa, shkojmë deri në 4 metra katrorë për individ. Dikur bashkia ka pasur rreth 44 mijë metra katror lulishte publike brenda qytetit , sot kemi 150 mijë metra katror lulishte publike. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 ne kemi shtuar 2600 drurë në qytet dhe kjo është diçka për t’u pasur zili edhe nga qytetet e tjera. Bashkia e Fierit ka bërë gjithashtu një park i cili me kalimin e mohës do të bëhet krenaria e qytetit” .

Një tjetër çështje që u diskutua ishte zhvillimi i turizmit dhe planet për të nxitur më shumë turizmin. Sipas z. Leka Bashkia ka ngritur një zyrë të turizmit ku personat kopetentë merren me evidentimin e problematikave që ekzistojnë në këtë sektor duke marrë dhe masat përkatëse. Së shpejti në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit do të fillojnë punimet për të rikonstruktuar rrugën e Semanit, ta bëjnë atë me 4 korsi.

Nënkryetarja e Bashkisë znj. Gentiana Cakrani pohoi se Bashkia është gjithmonë e hapur për të tilla takime dhe u shpreh se është tepër pozitive që brezi i ri të interesohet për mjedisin ku rritet dhe të kërkojë llogari për çdo investim që Bashkia e qytetit bën.

Këto ishin 2 takimet përballëse me komunitetin dhe Kryetarët e Bashkive,  për të evidentuar se çfarë është bërë me premtimet e dhëna para marrjes së detyrës. 

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor