“Thembra e Akilit”, zbulohet ilaçi që vë në shënjestër qelizat kancerogjene të gjirit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një kategori e re ilaçesh që vënë në shënjestër “Thembrën e Akilit” të qelizave kancerogjene mund të ndihmojnë në trajtimin e kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i ri. Shkencëtarët thonë se ky zbulim historik mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme shanset për mbijetesë tek gratë që vuajnë nga format më agresive të kancerit të gjirit

Ato thonë se përbërësi antikancerogjen, i njohur si S63845, së bashku me ilaçet e zakonshme, janë më efikas në zhdukjen e tumoreve kancerogjene trefish negative dhe HER2-pozitive.

Është hera e parë që përbërësi S63845, i zhvilluar nga firma farmaceutike Servier, rezulton kaq efikas në trajtimin e kancerit të gjirit. Shkencëtarët sugjerojnë që të nisin menjëherë testimet laboratorike për këtë përbërës. Ata shtojnë se rezultatet janë sidomos të rëndësishme për tumoret e gjirit trefish-negative sepse, ndryshe nga format e tjera të kësaj sëmundje, nuk janë bërë edhe aq përmirësime në trajtimin e tyre.

Studimi, i publikuar tek revista “Science Translational Medicine”, është drejtuar nga një ekip tek Instituti i Kërkimeve Mjekësore në Australi.

Autori i studimit, profesor Geoff Lindeman, thotë: “Shpresojmë që të kemi mundësi të kombinojmë inhibitorët MCL-1 [si S63845] me terapitë konvencionale për të trajtuar më mirë lloje të caktuara të kancerit të gjirit dhe për t’u dhënë më shumë shpresa pacientëve”.

Doktori Delphine Merino  shton: Duke kombinuar përbërësin S63845 me terapitë standarde, si kimioterapia apo ilaçe të caktuara si herceptina, është provuar se janë më efikase në zhdukjen e tumoreve shumë agresive”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?