Thoni lamtumirë erës së djersës nën sqetulla me këto mënyra natyrale

erw djerseDjersitja e tepërt poshtë krahëve dhe era e pakëndshme është një “problem” që duhet të zgjidhet. Nëse doni të shmangni përdorimin e produkteve kozmetike me përbërje kimike të kujdesit personal për të trajtuar këtë gjë, ne do t’ju ofrojmë disa trajtime natyrale që janë mjaft efikase në trajtimin e këtij problemi.

Uthull molle (musht): në një shishe sprucuese hidhni pak ujë, uthull molle (musht) dhe disa pika lëngu limoni. Sprucojeni lëngun e krijuar para se të visheni në mëngjes. Ju mund ta mbani këtë shishe sprucuese në çantë dhe mund ta aplikoni edhe gjatë ditës. Ky lëng është shumë efikas në eliminimin e baktereve përgjegjëse për erën e keqe.

Limoni: ka aftësi për të balancuar nivelin e pehashit të lëkurës dhe është një agrum mjaft i dobishëm në eliminimin e erës së keqe nën sqetulla. Thjesht vendosni një fetë limoni nën sqetulla dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Kjo mënyrë do t’ju japë freski.

Peroksid hidrogjeni: përzieni pak peroksid hidrogjeni me ujë dhe do të formoni një mënyrë natyrale për eliminimin e erës së keqe nën krahë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës