Tiranë/ Dhuna ndaj 3-vjeçares te kopshti ‘Stinët’, Mjekësia Ligjore kryen ekspertizën!

TIRANË- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer ekspertizën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë. 3-vjeçarja ka këmbën e thyer, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Në një njoftim për mediat, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se akt ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Në pamjet që janë publikuar nga ambientet e brendshme të kopshtit, duket mësuesja Majlindja Dehima, e cila qëllon me vizore dhe me shpulla 3-vjeçaren. Emisioni investigativ ‘STOP’, publikoi pamjet nga dhoma e gjumit, të 1 nëntorit, ditë kur fëmija ka përfunduar në spitalin e Tarumës me këmbë të thyer. Në materialin filmik dëgjohet të sharat e edukatores ndaj të miturës, më pas një kërcitje që mendohet se është zhurma e thyerjes së kockës dhe më pas të qarat e vajzës.

Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim edukatoren Mjalinda Dehima, si edhe 3 policë janë pezulluar nga detyra pasi nuk kanë këqyrur si duhet pamjet e kamerave. Edukatorja në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim. Edukatorja ka thënë se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Pas historisë së dhimbshme dhe të mistershme, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur. /Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar