Tiroiditi​ Hashimoto, shkaqet dhe simptomat

Blerina Bombaj, dietologe

Tiroiditi​ Hashimoto

Tiroiditi Hashimoto është inflamimi i gjëndrës tiroide i shkaktuar nga sulmi që i bëhet asaj prej vetë sistemit imunitar të trupit.

Për këtë arsye, kjo sëmundje quhet autoimunitare dhe pasohet nga hipoaktiviteti i saj dhe nivele të ulëta të tiroides në gjak. Ky hormon është përgjegjëse për shumë funksione fiziologjike si dhe për metabolizmin e njeriut.

Shkaqet e Tiroiditit Hashimoto

Mendohet të jetë një sëmundje e predispozuar gjenetikisht, edhe pse akoma nuk është krejtësisht e qartë zanafilla. Shumë faktorë mendohet të jenë shkaktarë. Në to përfshihen:

Genet

Personat që preken nga kjo sëmundje, shpesh kanë të afërm me sëmundje të tiroides apo të tjera sëmundje autoimunitare. Kjo tregon një lidhje të mundshme me predispozitën gjenetike.

Hormonet

Kjo sëmundje prek 7 herë më shumë femrat se meshkujt, duke treguar se ndoshta hormonet seksuale mund të ndikojnë. Për më tepër, disa femra preken nga kjo sëmundje vitin e parë pas lindjes. Edhe pse zakonisht sëmundja largohet, në 20% të femrave ajo përparon në Hashimoto vitet në vazhdim.

Teprica e Jodit

Disa studime tregojnë se mjekime të caktuara dhe teprica e jodit, një mineral i nevojshëm për prodhimin e hormonit të tiroides, mund të nxisë sëmundjen e gjëndrës në disa njerëz.

Rrezatimi

Sëmundjet e tiroides janë shumë të përhapura në persona të ekspozuar ndaj rrezatimit duke përfshirë bombën atomike të Japonisë, Cernobillin, terapitë me rreze për kancerin e gjakut.

Simptomat e Tiroiditit Hashimoto

Simptomat e Hashimotos janë të lehta në fillim dhe me kalimin e viteve përforcohen. Një nga shenjat e para mund të jetë zmadhimi i gjëndrës tiroide, i dukshëm me sy të lirë.
Simptoma të tjera të një tiroideje hipo-aktive janë:

  • Shtim në peshë
  • Lodhje
  • Zbehje dhe ënjtje e fytyrës
  • Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
  • Kapsllëk
  • Vështirësi për t’u ngrohur
  • Vështirësi për të mbetur shtatzënë
  • Rënie dhe dobësim flokësh
  • Çrregullime menstruacionesh dhe dhimbje
  • Depresion
  • Ritëm i ngadalësuar i zemrës
  • Rënie të shkathtësisë mendore
  • Probleme të ekuilibrit

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal