Tiroiditi Hashimoto, si mund të trajtohet?

 

Blerina Bombaj

Tiroiditi Hashimoto është inflamimi i gjëndrës tiroide i shkaktuar nga sulmi që i bëhet asaj prej vetë sistemit imunitar të trupit.

Për këtë arsye, kjo sëmundje quhet autoimunitare dhe pasohet nga hipoaktiviteti i saj dhe nivele të ulëta të tiroides në gjak. Ky hormon është përgjegjëse për shumë funksione fiziologjike si dhe për metabolizmin e njeriut.

Nuk ka shërim për këtë sëmundje, por plotësimi i hormoneve në mënyrë artificiale i rregullon nivelet e tyre në gjak dhe optimalizon funksionet fiziologjike që varen prej tyre. Dozat e mjekimit vendosen nga mjeku duke marrë parasysh shumë faktorë dhe monitorohen gjatë gjithë kohës për t’i përshtatur.

Dieta

Ka shumë teori që pretendojne të rregullojnë tiroiditin Hashimoto nëpërmjet dietës, por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetuar shkencërisht. Gjithsesi, duke marrë parasysh se kjo sëmundje vjen si nje crregullim i sistemit imunitar, mund te ndjekim parimet bazë të një diete për të forcuar imunitetin, i cili fillon në aparatin tretës, dhe për të ulur inflamimin. Dhe këto parime janë:

  • Konsumi i ushqimeve të papërpunuara, të freskëta, të larmishme
  • Konsumi i shpeshtë dhe i mjaftueshëm i peshqve të kaltër dhe i farave të linit
  • Marrja e mjaftueshme e fibrave bimore
  • Evitimi i sheqerit dhe miellit të bardhë
  • Evitimi i stimulantëve si kafja dhe alkooli
  • Konsumi i ushqimeve të pasura në probiotikë si kosi dhe turshitë e shtëpisë.
  • Evitimi i sasive të tepruara të perimeve të familjes së kryqëzoreve si brokoli, lulelakra, lakra – edhe pse këto ushqime në sasi të moderuar janë tepër të vlefshme për shëndetin.
  • Marrja e proteinave në çdo vakt ndikon pozitivisht
  • Mineralet si selenium dhe zink luajnë rol të rëndësishëm në formimin e hormoneve të tiroides. Ushqime të pasura në to janë arrat e Brazilit dhe vaji i farave të kungullit.
  • Koliandri është erz tepër e dobishme për të detoksifikuar trupin nga mërkuri – një metal i rëndë i cili mendohet të ketë lidhje me shkatërrimin e gjendrës tiroide dhe burimi i tij mund të jetë përveç ushqimit – amalgamet e dhëmbëve.

Shembull Ditor

Mëngjes

1 vezë fshati me vaj farash kungulli dhe rigon

Në frulator: Lëng molle + ¼ avokado + 1 kastravec + pak majdanoz + 1 lugë të madhe bajame të zbutura në ujë

Paradite

2 arra Brazili + 2 fruta të stinës

Drekë

Sallatë jeshile, rukola, finok, domate, gjizë, fara & djathë dhie të njomë + 150gr peshk të vogël + 1 kupë oriz të egër me kikirika dhe kurkume.

Pasdite

Kos natyral ose qumësht arre kokosi + fruta pylli + copëza arre kokosi + fara “chia”

Darkë

  • Supë me qiqra, qepë dhe vaj ulliri + panxhar i pjekur me gjizë të njomë dhe fara kungulli

Lidhja Trup dhe Mendje

Filozofia e Lindjes së largët e vendos gjëndrën tiroide midis trurit dhe zemrës dhe një çekuilibër i këtyre të dyjave mund të reflektojë në përkeqësimin e tiroides. Aktivitete si joga, meditimi dhe teknikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike dhe mendore, duke ndihmuar mbarëvajtjen e gjëndrës së vogël por me një rol të madh!/ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme