Një grua ka humbur fëmijën e saj në muajin e 9 të shtatzënisë.
Bashkëshorti i gruas 28-vjeçare ka kallëzuar mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldine” për rastin.
Sipas tij, mjekët janë fajtorë për vdekjen e foshnjës 9-muajshe në bark.
Ndërkohë që policia ka referuar materialet dhe në ditët në vijim pritet që të nisë hetimi dhe të merren në pyetje mjekët.
