Tmerr! Brenda këtij spitali vdesin 7 fëmijë në ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

spital

Këto pamje të tmerrshme tregojnë ndikimin shkatërrues që kriza financiare e Venezuelës i ka shkaktuar spitaleve të këtij vendi. Fotot e shkrepura nga një fotografe e News York Times shfaqin gjendjen e mjerueshme të një qendre mjekësore në këtë shtet.

“Vijnë shëndoshë e largohen të vdekur”, tregon dr. Leamdro Perez, nga spitali Luiz Razetti, për New York Times.

Pa antibiotikë, ilaçe, pajisje mjekësore, kirurgë etj është e pamundur që të shpëtojnë jetët e pacientëve. Njerëzit me kancer nuk mund të trajtohen në qendrën mjekësore pasi nuk ka mjaftueshëm pajisje.

Mungojnë shtretërit dhe pacientët duhet të shtrihen në tokë. Vetëm për një javë kanë vdekur 7 foshnje pasi mungon oksigjeni, shkruan e përditshmja New Jork Times. Ndërkohë, një pacient 68-vjeçar me diabet është detyruar të presë këmbën pasi spitali nuk kishte pajisje për të bërë dializën. Një tjetër u nda nga jeta pasi banka e gjakut ishte mbyllur me kërkesë të qeverisë për të ruajtur energjinë.

Pavarësisht gjendjes së mjerueshme, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nuk e pranon se shteti është në krizë. “Dyshoj se në asnjë vend të botës, përveç Kubës, ekziston një stistem shëndetësor më i mirë se ky i yni” ka deklaruar së fundmi presidenti Maduro.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet