‘Today is the day we choose to change/Sot është dita që zgjedhim ndryshimin! “ ishte projekti i organizuar nga ‘ACT for SOCIETY Center’që mblodhi bashkë 40 nxënes nga shkolla e mesme ne Bathore “Elez Isuf Ndreu.
Barazia gjinore, promovimi dhe nxitja për mundësi të barabarta mes dy gjinive, mes vajzave dhe djemve, mes burrave dhe grave, ishte tematika mbi të cilën nxënësit punuan për 5 ditë, të udhëhequr nga trajnerët.
“Sigurisht, ky ishte një projekt me qellim ndërgjegjesimin, dhe iu drejtua pikërisht të rinjve të Bathores, sepse problematikat gjinore në atë zonë janë ende delikate, pavarësisht afërsisë gjeografike me kryeqytetin. Ne kemi perfshirë në trajnim vetëm të rinj gjimnazistë, sepse pikërisht në këtë moshë diferencimi gjinor bëhet shumë i dallueshem, dhe gjithashtu sepse ne e dimë forcën që ka rinia dhe fryma e re për ndryshimin e mentalitetit në komunitet” – tha për gazetën “Shëndet +” Armela Pengili, drejtore e qendrës “‘ACT for SOCIETY”
Projekti ‘Today is the day we choose to change’ konsistoi në një trajnim 5 ditor gjatë javës së parë të muajit Maj të këtij viti, periudhë në të cilën 40 nxenës, ditë pas dite, ndoqen seancat e parapergatitura nga trajnerët. Këto seanca, perveçse qëllim edukativ dhe ndërgjegjesues, ishin të ndërthurura me forma argëtuese dhe me frymën e bashkëpunimit në grup, pikerisht ashtu siç pritet në një projekt te edukimit jo-formal, vijoi Pengili..
“Ajo që na impresionoi tej mase ishte se nxënësit përveçse ndanë idetë e tyre, argumentuan dhe diskutuan, lidhur me problemet e komunitetit”. Me anë të lojerave të ndryshme ata mësuan gjëra të reja,si dhe patën mundësi të krijonin zgjidhje hipotetike për problemet me të cilat përballet komuniteti. Ata krijuan tre video për botën ideale të barazisë gjinore, të cilat janë shpërndarë si në YouTube, ashtu edhe ne rrjetet tona sociale”, tha Fatjona Brahimi-Menaxhere Programi.
Përveç këtyre, gjimnazistët e Bathores kanë mbajtur edhe nje sesion me vete para gjithë bashkëmoshatarëve të tyre, për të shpërndarë idetë dhe punën e tyre, gjë e cila u pasua me realizimin e një dite të hapur në komunitet, ku organizatorët së bashku me pjesëmarrësit shpërndanë broshura të ndryshme, informative ne lidhje me dallimin seks-gjini, problematikat gjinore dhe statistika gjinore ne lidhje me abuzimet me baze gjinore,si dhe broshura me produkte nga vete projekti, që nenkupton shprehje dhe ide të shprehura nga pjesëmarrësit.
Ky projekti u mbeshtet nga European Youth Foundation dhe Keshilli i Europes. Duke pare entuziasmin dhe perkushtimin e te rinjve te kesaj zone, priten të zhvillohen projekte te reja në vijim.


