Elena Beta
Në kuadër të fushatës globale “ Youth Voice” shoqata Together for Life organizoi një aktivitet në një Qendër Fizioterapie për Rehabilitimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në Tiranë. Personat që kujdesen për pacientët me aftësi të kufizuar pranë kësaj qendre, janë të rinj të diplomuar dhe të specializuar në degën e Fizioterapisë.
Gjatë një bashkëbisedimi, ata folën për punën e tyre në përditshmëri, për përgjegjësinë dhe vështirësinë që kjo punë mbart në vetvete.
“Me pacientët duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës, duhet të futesh në mendjen e pacientit dhe të ndjesh atë që ai përjeton në trupin e tij”, thotë Daniel Vrapi, fizioterapist pranë kësaj Qendre.
Të rehabilitosh persona me aftësi të kufizuar është e vështirë po aq sa e bukur. Danieli foli edhe për marrëdhëniet shumë të mira që ata kanë me pacientët. “Në më të shumtën e rasteve ushtrimet e ndryshme që ata duhet të bëjnë (shpeshherë edhe të dhimbshme) i kthejmë në formë loje. Kështu ushtrimet bëhen më interesante dhe i shtyjnë pacientët të vijnë me dëshirë në klinikë”, tha ai.
“Shumica e personave me të cilët punojmë janë të rinj dhe vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata përballen me vështirësi të shumta, ku infrastruktura e papërshtatshme është një nga problemet kryesore|.
Në përfundim, fizioterapistët dhanë edhe disa mesazhe. Ky aktivitet u mbështet nga UNFPA.




