“Together for Life” informon mbi Kartën e të Drejtave të Pacientit

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta/ Foto: Elona Tereziu

elena 1Në kuadër të projektit “Vepro tani! Denonco korrupsionin në sistemin shëndetësor!”, të mbështetur nga Ambasada Amerikane, përfaqësues të shoqatës “Together for life” organizuan një aktivitet në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë.

Ky aktivitet kishte si qëllim të informonte personat që vizitojnë çdo ditë këtë poliklinikë, rreth të drejtave që ata si pacientë gëzojnë me ligj, e konkretisht rreth Kartës të Drejtave të Pacientit nëpërmjet fletëpalosjeve të përgatitura nga shoqata “Together for Life”.

Karta e Të Drejtave të Pacientit, e cila është një dokument zyrtar ndërkombëtar e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri në 15 dhjetor 2010, përmban 16 pika dhe ka si qëllim vendosjen e pacientit në qendër të sistemit shëndetësor, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Ajo që u vu re gjatë komunikimit me pacientët, ishte dëshira e tyre për t’u informuar më shumë rreth Kartës së të Drejtave të Pacientit për të cilën informacioni ishte me të vërtetë i pakët. Shumica prej tyre nuk kishin dijeni për ekzistencën e kësaj karte “ Nuk e dinim që kishim kaq shumë të drejta”, u shprehën disa nga pacientët duke u kuriozuar t’i lexonin pikat deri në faqen e fundit të fletëpalosjes. Disa pacientë, zgjodhën ta merrnin kartën në shtëpi, e ta lexonin së bashku me fëmijët apo nipërit e mbesat si një mënyrë më të mirë për ta përçuar informacionin në brendësi të fletëpalosjes, përtej ambienteve të asaj poliklinike.

Kishte edhe pacientë që kërkuan më shumë se një fletëpalosje, me qëllimin për të “dhuruar” tek miqtë apo të afërmit një informacion të vlefshëm, për të cilin fatkeqësisht ata mund të mos kenë informacion.

Shumë pacientë u ndeshën sot për herë të parë me kartën aq të përfolur e aspak të dëgjuar, duke shpresuar se ky mund të ishte hapi i parë në minimizimin e problemeve të mëdha të sistemit shëndetësor në Shqipëri .

elena beta 6

elem

 

helena beta

 

karta1

elen 0

 

elena beta

elena 3

 

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?