Trajtimi i hemorroideve, ja si realizohet

Trajtimi i hemorroideve mund të bëhet me rrugë konservative (jo kirurgjikale, sikurse edhe me rrugë kirurgjikale.

Efikasiteti i terapisë së sëmundjes hemorroidale vlerësohet se sa i kënaqur do të mbetet pacienti nga trajtimi. Zakonisht hemorroidepacientët mbeten të kënaqur nga terapia konservative, nëse shqetësimet e tyre do të jenë më pak të shprehura apo të pranueshme, edhe nëse anomalitë në nivelin anatomik do të jenë akoma të dukshme nga mjeku.

Trajtimi konservativ do të ndërmerret nëse pacienti do t’i nënshtrohet një sërë rregullash në stilin e jetës.

Shtimin e fibrave në dietë: ushqime të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtrydhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë).

Shtimin e përdorimit të lëngjeve të kthjellëta në dietën ditore (uji).

Të evitohen shtrëngimet gjatë aktit të jashtëqitjes.

Të evitohet qëndrimi i gjatë ulur në WC gjatë aktit të jashtëqitjes./ Gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë