Kryefaqja Mjeku juaj Trajtimi i Hipertensionit Rezistent

Trajtimi i Hipertensionit Rezistent

0
Shpërndaje
Asian Female doctor measuring blood pressure of a senior woman patient. Stethoscope. Health care.

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Hipertensioni rezistent (HTAR) është përcaktuar si presion i ngritur i gjakut tek një pacient pavarësisht përdorimit të njëkohshëm të 3 klasave të ilaçeve antihipertensivë, që zakonisht janë një kombinim që përfshin një bllokues të kanalit të kalciumit me veprim të gjatë si psh amlodipina, , një bllokues të sistemit renin-angiotensin (angiotensin – frenues i enzimës konvertuese ose bllokues i receptorit të angiotenzinës) si psh enalapril ose losartan, , dhe një diuretik si psh Indapamid ose klortalidone. Ilaçet antihipertensive duhet të administrohen në doza të tolerueshme ditore. HTAR pra përfshin pacientë, të cilëve tensioni arterial nuk u stabilizohet megjithëse përdorin tre ose më shumë medikamente antihipertensive. Diagnoza e HTAR kërkon te sigurohemi që pacienti i merr mjekimet dhe të përjashtojmë “efektin e bluzave të bardha” (në klinikë tensioni mund të dalë i rritur por në shtëpi është normal).

Rëndësia e HTAR theksohet nga rreziku i shtuar i efekteve të padëshiruara në krahasim me hipertensionin jo rezistent. Këto janë perfundime shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) për zbulimin, vlerësimin dhe menaxhimin e HTAR. Pasi të konfirmohet marrja reale e medikamenteve antihipertensivë nga i sëmuri dhe të kontrollohet tensioni arterial edhe jashtë kabinetit të mjekut për të përjashtuar një efekt të bluzave të bardha, vlerësimi përfshin identifikimin e konditave të jetës, zbulimin e preparateve të tjera që ndërhyjnë në efektivitetin e mjekimeve antihipertensivë, kerkimin për hipertension dytësor dhe përcaktimin e mundësisë se dëmtimit të organeve si zemra, syri, veshka etj.

Menaxhimi i HTAR përfshin ndryshimet në mënyrën e jetës dhe të ngrënit (jetë aktive, evitimin e jetës sedentare e ushqimin me kufizim të kripës), përdorimin e diuretikëve me veprim të gjatë tiazidik (chlorthalidone ose indapamide), shtimin e një antagonisti të receptorit mineralokorticoid (spironolaktone ose eplerenone), dhe, nëse BP mbetet e ngritur, shtimi hap pas hapi i barnave antihipertensive që veprojnë në shumë mekanizma të tjerë që rregullojnë tensionin e rritur. Nëse tensioni arterial mbetet akoma i pakontrolluar, këshillohet referimi te një specialist i hipertensionit.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here