Trajtimi i ri u rikthen lëvizjen pacientëve me sklerozë të shumëfishtë

Një trajtim i ri për sklerozën e shumëfishtë iu ka mundësuar disa pacientëve të ecin sërish, duke Skleroza e shumefishte“rifreskuar” sistemet e tyre imunitare. Shkencëtarët britanikë kanë përdorur qelizat staminale për të kryer transplantimin e palcës së kockave. Nga kjo metodë janë kuruar deri tani rreth 20 pacientë.

Metoda funksionon duke përdorur kimioterapinë për të shkatërruar zonën e sistemit imunitar që shkakton sklerozën e shumëfishtë.

Profesori Basil Sharrack nga spitali “Royal Hallamshire” e përshkruan këtë trajtim si një ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë.

Skleroza e shumëfishtë dëmton sistemin nervor qendror dhe diagnostifikohet zakonisht kur personi është në moshën 20 deri 30 vjeç. Më shumë se 100 mijë njerëz në Britani vuajnë aktualisht nga kjo sëmundje neurologjike e pashërueshme.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Independent

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi