Trajtimi natyral kundër stresit, ja çfarë të bëni!

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

Një person i cili vuan nga paniku dhe stresi mund të pësojë atak kardiak në zemër. Shoqata e Mjekësisë dhe Psikiatrisë ka raportuar se rreth një e katërta e njerëzve që ankohen se kanë dhimbje në gjoks kanë çrregullim të theksuar stresi.

Stresi mund të jetë i vështirë për tu menaxhuar, megjithatë, ka shumë ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë të përballoni stresin me më shumë lehtësi.

caj_nenexhikVaji esencial i livandos është një vaj shumë i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe është gjithashtu një nga vajrat më të mira thelbësore për luftimin e ankthit. Një studim tregoi se thithja e vajit të livandos mund t’ju ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Masazhi është një metodë e provuar dhe e testuar për t’u çlodhur dhe për të qetësuar mendjen. Ai mund t’ju ndihmojë të relaksoni muskujt dhe të lehtësoni dhimbjet në kafazin e kraharorit.

Rëndësia e të ushqyerit me ushqimet e duhura nuk duhet harruar. Ushqime të tilla si patate, spinaq  dhe ushqime të pasura me minerale dhe vitamina duhet të jenë konsum i përditshëm. Këto ushqime ju bëjnë të ndiheni energjik dhe duke çliruar endorfinën nga truri juaj, ju do të ndiheni më mirë.

Një mënyrë efektive për të luftuar stresin është të bëni diçka që ju pëlqen. Mund të jetë plotësimi i puzzle, ngjitja e maleve ose luajtja e një instrumenti muzikor, ju mund ta zhvendosni energjinë negative në diçka pozitive.

Nëse ju mendoni se nuk ka mjaftueshëm kohë  për të bërë gjithçka që ju doni, atëherë ju duhet të organizoni ditën tuaj për ta bërë atë sa më të thjeshtë. Fillojeni çdo ditë  me një plan,  thjesht shënoni të gjitha detyrat që duhet të bëni duke filluar nga ato që kanë prioritet për ju, bashkë me kohën që duhet të keni në dispozicion për realizimin e tyre.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut