Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Bamjet janë bimë barishtore njëvjeçare që rriten në vendet tropikale. Ato e kanë origjinën nga rajonet e Afrikës Veri-Lindore. Bamjet njihen ndryshe si “gishti i femrës”.Këto bimë barishtore janë të pasura me vlera të ndryshme ushqyese, si 60 ml magnez, 21 l vitaminë C, 3 gramë fibër, 2 gramë proteina, 7.6 gramë karbohidrate. Ata kanë shumë pak yndyrë dhe kalori, vetëm 0.1 gramë dhe 30 kalori, respektivisht.
Përfitimet shëndetësore të bajameve janë:
- Lehtëson astmën
- Forcon sistemin imunitar
- Ul kolesterolin
- Kontrollon diabetin
- Parandalon sëmundjet e veshkave
- Siguron shëndetin e shikimit
- Ndihmon në rënien në peshë
Receta:
Rreth 18-20 bamje të njoma, të freskëta ose të thata, hidhen në 1 litër ujë dhe zihen derisa mbetet 300-350 ml lëng. Ena e mbuluar lihet të kullojë për 10-15 minuta dhe jepet nga 1 filxhan kafeje çaji esëll në mëngjes deri në përmirësimin e gjendjes.
Kjo recetë kontrollon nivelet e sheqerit në gjak, si dhe ndihmon për sëmundjet e tjera të përmendura më sipër.
Burimi: Healthy Food Star / https://shendeti.com.al/


