Tregoi si i kuron kultivuesit e kanabisit, shoqërohet në polici mjeku

Është shoqëruar në polici mjeku nga Kamza, Mhill Gecaj, i cili vetëm pak orë më parë denoncoi rastin e një pacienteje që merrej me kultivimin e drogës dhe ishte prekur nga alergjia.

kultivim-kanabis1

Mjeku tregoi me anë të një fotoje efektet anësore të punës me kultivimin e hashashit, të hasura gjatë punës së tij ditët e fundit. Ai ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë.

Mjeku ka publikuar bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka treguar se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë, jo më shumë se 3 km nga qendra (lexo këtu).

Menjëherë pas denoncimit, mjeku është shoqëruar në polici për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë çështje./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO