Tregoni kujdes me përdorimin e higjienizuesit tek fëmijët, paraqet rrezik për shëndetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shumë prindër përdorin sapun të lëngshëm për të larguar mikrobet nga duart e fëmijëve. Ekspertët këshillojnë që të keni shumë kujdes në përdorimin e këtij produkti tek fëmijët, pasi, sipas tyre, paraqet rrezik për shëndetin e të vegjëlve.

Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se janë raportuar një sërë rastesh të irritim të syve të fëmijëve, të vjella dhe dhimbje abdominale pasi kanë përdorur sapunin e lëngshëm për duar.

Në vitet 2011-2014 janë regjistruar mbi 70 mijë raste në Amerikë që kanë kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre nën 12 vjeç, pasi janë helmuar nga sapuni i lëngshëm ose kanë pësuar irritim të syve.

Pesë prej këtyre fëmijëve kanë rënë në koma ndërsa tre të tjerë kanë pasur kriza. Dy rastet më ekstreme kanë qenë kur fëmijët kanë ndaluar së marri frymë.

91% e rasteve kanë ndodhur tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilët thuhet se kanë gëlltitur aksidentalisht këtë produkt.

Hulumtuesit shkencorë thonë se incidentet në lidhje me sapunin e lëngshëm për duar tek fëmijët e kësaj grupmoshe ndodhin më pak gjatë muajve të verës, ndoshta sepse ata kanë më shumë akses tek këto produkte gjatë vitit shkollor ose periudhës së gripit.

Ekspertët nuk po thonë që të ndaloni së përdoruri higjienizuesin për duar, por që të monitoroni fëmijët gjatë përdorimit të tij.

Pas sapunit dhe ujit, higjienizuesi me bazë alkooli është opsioni tjetër më i mirë.

Metoda që rekomandohet më shumë është larja e duarve me ujë dhe sapun.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin