Jam një vajzë 25 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi në nënës sime 54 vjeç. Mjekët i kanë thënë se ka nivele të larta të në yndyrnës në gjak. Doja të dija se sa është niveli normal i triglicerideve dhe nga se shkaktohet rritja e yndyrnave në gjak?
ERIONA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun kardiolog Valer Manushi: “Së pari do sqaroja se vlera normale e triglicerideve është në kufijtë 150 mg/decilitër, por kufijtë që mund të tolerohet, shkojnë deri në 199 mg/ decilitër. Mbi këtë vlerë ato konsiderohet i lartë dhe shfaq një sërë problemesh. Për sa i përket shkaqeve të rritjes së këtyre yndyrnave në gjak, do shtoja se ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes, një dietë e pasur kryesisht me yndyrna shtazore, sidomos me mishin e bagëtive të imëta. Por, edhe mbipesha, sëmundja e diabetit, trashëgimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin ndikojnë mjaft në shfaqjen e këtij problemi”.



