Për 4-5 persona duhen:
Për garniturë:
- patate 5-6 kokrra;
- karota 4-5 copë;
- bizele kokërr 1 filxhan çaji;
- mashurka të prera 1 filxhan çaji;
- gjalpë 1-2 lugë gjelle;
- majdanoz 1 tufë;
- kripë;
- piper.
Trutë para se të zihen duhet të lihen rreth gjysmë ore në ujë të ftohtë, që t’u hiqen cipat. Trutë e pastruara vendosen në tenxhere, u hidhet ujë i ftohtë aq sa të mbulohen, vihen në zjarr për t’u zier dhe u shtohet kripë, piper, dafinë, qepë, karota, selino dhe uthull. Lihen të ziejnë në zjarr të ngadalshëm rreth 15-20 minuta, pastaj hiqen dhe ftohen në lëngun e vet. Trutë e ziera nxirren të nxehta duke i prerë në feta dhe shoqërohen me perime të ziera të stinës, si: patate, karota, bizele, mashurka të ziera të kaluara në tigan me gjalpë etj.
Trutë e prerë vendosen bukur në mes të pjatës në formë shkalle, ndërsa rreth e përqark vihen perimet në formë tufë lulesh. Në fund u hidhet piper e majdanoz i grirë hollë.
Këshillë:
Trutë para se të përpunohen duhet të vendosen për 30 minuta në ujë të ftohtë që t’u hiqet cipa, ndërsa para se të skuqen, duhet të zihen.


