Kryefaqja Box 5 Truke gjeniale për t’i mbajtur ushqimet e freskëta për një kohë të...

Truke gjeniale për t’i mbajtur ushqimet e freskëta për një kohë të gjatë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shumica prej nesh e zbrazim menjëherë trastën e ushqimeve në frigorifer ose dollap, pa u menduar dy herë nëse duhet të ruhen aty po jo. Me disa truke të thjeshta, ju mund t’i mbani ushqimet të freskëta për një kohë të gjatë,.

Ja disa truke gjeniale për ruajtjen e ushqimeve në shtëpi:

qese

I ruani qepët në qese letre që të mos prishen shpejtë. Qepët gjithashtu duhet të ruhen në vende të errëta, të ftohta dhe të ajrosura mirë.

qepe-me-avokado

I ruani qepët me avokado, që të mos marrin ngjyrë kafe menjëherë. Qepët prodhojnë sulfur, dhe ky i fundit ndalon oksidimin e avokados dhe marrjen e ngjyrës kafe.

djathe

E lyeni djathin me pak vaj dhe e futni në frigorifer që të mos prishet.

Ruani të verdhën e vezës veç – Po gatuani një recetë që kërkon vetëm të bardhën e vezës, ose anasjelltas? Në vend që ta hidhni pjesën tjetër, mund ta ruani atë në frigorifer tek ngrirja.

Ruajeni në ngrirje purenë me domate

Recetat kërkojnë zakonisht vetëm një lugë gjelle pure domatesh, por shumica e kanoçeve duhet të përdoren brenda javësh pasi e keni hapur. Që të mos blini pure domatesh sa herë gatuani, e ruani atë në ngrirje dhe e përdorni kur ju nevojitet.

ereza

I ngrini erëzat në kubikë të vegjël për t’i mbajtur ato sa më të freskët.

molle-me-patate

I ruani mollët me patate që të mos prishen shpejtë.

karote

I mbështillni karotat e qëruara me letër alumini dhe i ruani në frigorifer që të mos prishen.

gjalp-kikiriku

E ruani gjalpin e kikirikut me kokë poshtë që të mos ndahen përbërësit nga njëri tjetri dhe vaji të mos mbesë sipër.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here