Tuberkulozi, kush është i rrezikuar dhe shenjat e para

Xhemil Alizoti, mjek pneumolog shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+”

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm. Çdo vit në botë tuberkulozi prek 8,4 milionë persona.

kolleNga se shkaktohet tuberkulozi?

Tuberkulozi (TBC) shkaktohet nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:

  • njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
  • njerëzve me sëmundjen e TBC-së
  • të varfërit
  • të pastrehët
  • njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
  • ata që jetojnë nëpër azile
  • alkoolikët dhe ata që përdorin drogë
  • njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
  • njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)

kolla problemet cajCilat janë shenjat e para te TBC-së?

Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe:

a- Shenja të përgjithshme: janë temperatura e lartë në darkë, djersitja natën, rënia në peshë, mungesa e oreksit dhe lodhje.

b- Shenja të mushkërive: Ndërsa shenjat më specifike janë kollitje që zgjat më shumë se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shqetësimet fillojnë gradualisht, kjo është dhe arsyeja e shkuarjes me vonesë tek mjeku. Të sëmurët mund t’i lidhin këto shqetësime me shkaqe të tjera. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin më të avancuar të mushkërive. Ndërkohë i sëmuri përhap mikrobin rreth e rrotull dhe shumë njerëz i ekspozohen rrezikut të sëmundjes.

Tuberkulozi parësor

  1. Prek lobet e poshtme, sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.
  2. Zakonisht është josimptomatik.
  3. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).

Duhet specifikuar sesi në  rastin e TBC-së parësor dhe në atë të TBC-së dytësor, patogjeneza dhe simptomat klinike varen nga përgjigjja e sistemit imunitar, e cila mund të jetë normale dhe e reduktuar.

bebi vajze kolleTuberkulozi dytësor:

Prek lobet e sipërme, sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.  Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.

Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.

Tuberkulozi miliar:

  1. Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
  2. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.

Sindromat klasike:

  1. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
  2. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
  3. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare