Tulipani, simboli i famës dhe dashurisë perfekte

Tulipani është një lule shumëvjeçare dhe është lulja kombëtare e Holandës. Origjina e saj vjen nga Persia dhe daton që në shekullin e XVII p.e.s. Sot, njihen 150 lloje tulipanësh dhe çdo ngjyrë e kësaj lulje simbolizon diçka të veçantë.

tulipanetTulipani është një lule e madhe dekorative që çel në pranverë dhe mund të rritet edhe në kopsht. Ngjyrat e saj janë të forta dhe të shëndritshme dhe këtu qëndron veçantia e tyre. Tulipanët mund të çelin për shumë vite dhe nuk e humbasin bukurinë e tyre.

tulipanet 2Njerëzit që kanë tulipanin lule të preferuar janë të ëmbël, pasionant dhe shumë bamirës.

Përveç bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj kjo lule është përdorur dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe sallatave të ndryshme. Ngjyrat dhe delikatesa e tyre do t’i japin finesë dhe klas pjatës suaj.

Nëse doni të dhuroni një tulipan duhet të jeni i kujdesshëm në përzgjedhjen e ngjyrës, sepse çdo ngjyrë ka simbolikën e saj mijëravjeçare.

tulipanet 3

Tulipani i kuq simbolizon dashurinë e vërtetë dhe pasionin e çmendur dhe të jep mesazhin e një deklarate të fortë dashurie.

tulipan i bardheTulipani i bardhë simbolizon qiellin, risinë, pastërtinë dhe dashurinë e përjetshme.

tulipan i verdheTulipani i verdhë simbolizon dashurinë e pamundur.

tulipanet 1Tulipanët me ngjyra të veçanta dhe të shndritshme kanë qënë simbol i familjeve mbretërore për qindra vjet me rradhë, nëse një person ju dhuron një të tillë do të thotë se është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj