Turni i tretë në punë shkakton kaos në trup

Turnet e natës, puna e vonë dhe të gjitha situatat e tjera në të cilat alternohet cikli gjumë-zgjim bëjnë të “çmendet” 97% e asaj pjese të ADN-së e programuar për të aktivuar ose disaktivizuar në orët e saktat të ditës. Një gjë e tillë u bë e ditur nga Qendra Kërkimore e Gjumit të Universitetit të Surreit, në Britaninë e Madhe, që kanë publikuar një studim në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Puna natën i krijon kaos trupit dhe mund t’i shkaktojë dëme shëndetit në kohë të gjatë. Edhe në të kaluarën është treguar se të punosh në errësirë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, ataket kardiake dhe kancerin. Tashmë shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se puna e natës çrregullon organizmin tonë në një nivel molekular edhe më të thellë. Trupi njerëzor ka një ritëm natyral, orë biologjike, që krijon mundësinë të flihet natën dhe të trupi të jetë aktiv gjatë ditës. Kjo nënkupton që të rregullohen siç duhet hormonet, temperatura e trupit, aftësitë sportive, humori dhe funksioni i trurit.

Kërkuesit i detyruan 22 vullnetarët që të kishin një ditë 28-orëshe duke i mbajtur në një zonë të mbyllur me dritë artificiale për disa ditë dhe duke u marrë kampione gjaku rregullisht. Rreth 6% i gjeneve të trupit, shpjegojnë kërkuesit, e ka funksionin të lidhur me ciklin gjumë-zgjim ose me orën e brendshme të trupit, atë që quhet cikli i trupit (24 orësh). 97% të këtyre gjeneve rezultuan jashtë sinkroni me efekte në të gjitha organet e trupit. “Është vërtet një kaos, – thotë njëri prej autorëve. – Është si të jetosh në një shtëpi në të cilën çdo dhomë ka një orë që punon në kohë të ndryshme”.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj