Ujë me kastravec: pija detoksifikuese që shërben jo vetëm për t’u dobësuar

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Tani që stina e verës po afron, pijet detoksifikuese janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për të mbajtur një peshë të qëndrueshme, por edhe për të trajtuar disa kushte shëndetësore.

Ja pse duhet të pini ujë me kastravec çdo ditë:

dhjameHidraton trupin: kastravecat përmbajnë rreth 95% ujë, ato do t’ju mbajnë të hidratuar gjatë gjithë kohës.

Ju ofron vitamina dhe minerale: kastravecat kanë shumë pak kalori, por përmbajnë shumë elementë të dobishëm si antioksidantë, kalium, vitaminë A dhe C. Ju përveç se do të hidratoheni do të përfitoni edhe shumë vitamina e minerale.

Ul presionin e gjakut: kaliumi i gjendur në kastravec mundëson uljen e presionit të lartë të gjakut.

Ndalon urinë: njerëzit shpesh e ngatërrojnë dehidratimin nga uria. Ndonjëherë uria dhe etja përdorin të njëjtat impluse nervore. Pini një gotë ujë me kastravec ndërmjet vakteve dhe do të largoni ndjenjën e urisë.

Përmirëson shëndetin e lëkurës: kastravecat kanë dobi mjaft të mira në shëndetin e lëkurës. Ato e bëjnë lëkurën më të shëndritshme dhe të hidratuar.

Promovon zhvillimin e muskujve: vitaminat dhe mineralet e gjendura në këtë ujë detoksifikues zhvillojnë dhe rigjenerojnë indet e muskujve. Para dhe pas stërvitjes pini nga një gotë ujë me kastravec.

Largon erën e keqe të gojës: uji me kastravec është një detoksifikues shumë i mirë, ai balancon nivelin e pH në gojë, dhe largon erën e keqe e cila shkaktohet nga thatësia e gojës.

Përveç këtyre, uji me kastravec është një detoksifikues shumë i mirë që ju ndihmon të bini në peshë pa asnjë efekt anësor në shëndet.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?