Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Uji me mjaltë dhe limon është një kurë natyrale që është përdorur mijëra vjet më parë për të kuruar kushte të ndryshme shëndetësore. Ja përfitimet që do të merrni nëse konsumoni një gotë të këtij lëngu në ditë:
Mbron kundër infeksioneve: nëse e pini ujin me mjaltë dhe limon në mëngjes esëll ai stimulon sistemin tretës, hidraton zorrën e trashë dhe mbron kundër kapsllëkut. Ky ujë vepron si një diuretik natyral dhe pastron traktin urinar, duke e mbrojtur nga formimi i infeksioneve.
Përmirëson tretjen: uji me mjaltë dhe limon detoksifikon mëlçinë dhe përshpejton proçesin e tretjes.
I jep shkëlqim lëkurës: lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C dhe është një mrekulli për lëkurën. Uji me mjaltë dhe limon ndihmon në pastrimin e gjakut dhe promovon prodhimin e qelizave të reja të gjakut që veprojnë si agjentë të spastrimit për lëkurën. Kjo pije ka veti antibakteriale dhe përforcon kolagjenin.
Ndihmon në rënie në peshë: fibrat e limonit ju bëjnë të ndiheni më të plotë. Nëse e shoqëroni këtë pije edhe me një dietë të shëndetshme, rënia në peshë do të jetë e shpejtë dhe efikase.
Përmirëson shëndetin oral: kjo pije aktivizon gjendrat e pështypës dhe eleminon bakteret e këqija në gojë që shkaktojnë erë të keqe.
Rrit nivelin e energjisë: nëse e pini këtë pije esëll në mëngjes niveli i energjisë do të rritet në mënyrë natyrale edhe më shpejt sesa kur pini kafe.
Përveç këtyre, uji me mjaltë dhe limon ju ndihmon kundra të ftohurës dhe gripit, ju rrit sistemin imunitar dhe detoksifikon të gjitha organet.
Burimi: Bright Side


