Uji dhe rëra e nxehtë, a u bën mirë sëmundjeve reumatizmale?

Nga mjekja reumatologe Julia Kollçaku

Në sëmundjet reumatizmale përfshihen një grup i madh sëmundjesh. Megjithatë, janë një grup sëmundjesh të cilat janë më të hasura në popullatë, por edhe më problematike në të njëjtën kohë. Sëmundjet reumatizmale ndahen në dy kategori të mëdha: sëmundjet me natyrë inflamatore dhe ato me natyrë degjenerative.

rera dhe plazhi te moshuarNë grupin e parë më të shpeshta janë: artriti reumatoid, artriti psoriatik, spondiloartopatitë etj.

Në sëmundjet degjenerative futen: artrozat, spondiliartrozat, dëmtimet e disqeve intervertebrale etj.

Cila është marrëdhënia e këtyre sëmundjeve me banjat e diellit dhe plazhin?

Në sëmundjet me natyrë inflamatore, ku më tipikja është sëmundja e artritit reumatoid, larja nuk përbën problem kur sëmundja është në qetësi (jo në aktivitet). Qëndrimi në ujë nuk rekomandohet më shumë se 15-30 minuta. Kjo i ndihmon këta pacientë që të kenë mundësi rehabilitimi të artikulacioneve të dëmtuara.

Pra, larja në det dhe veçanërisht noti është një lloj fizioterapie aktive te këta pacientë dhe i ndihmon ata që të tonifikojnë muskulaturën, e cila tek pacientët kronike është zvogëluar si masë dhe në mjaft raste atrofizuar. Kjo vjen për shkak të mos lëvizjes së një gjymtyre nga një artikulacion i dëmtuar.

Në rastet e sëmundjeve të artritit psoriatik rekomandohet që pacientët të kryejnë ekspozim në diell dhe larje në det.

Por duhet pasur parasysh se në marrëdhënien me rërën e nxehtë ndodh krejt e kundërta. Këta pacientë duhet të shmangin kontaktin me rërën e nxehtë, çka në rastin më të keq mund të nxisë një shpërthim të aktivitetit të sëmundjes në një formë më të rëndë se më parë.

Ndërsa në grupin e sëmundjeve degjenerative, larja në det nuk është me efekte negative, por këtu luan rol temperatura e ujit. Te këta pacientë është më e përshtatshme që temperatura e ujit të jetë më e ngrohtë se në rastin e sëmundjeve që përmendëm më lart. Rekomandohet larja në pjesën e dytë të ditës, pasi temperatura e ujit është më e lartë se gjatë paradites. Banjat e diellit dhe rëra e nxehtë mund të luajnë një rol pozitiv në qetësimin e shenjave klinike te pacientët me këto sëmundje.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë