Uji i ngrohtë apo uji i ftohtë? Ja cili është më i miri për lëkurën e fytyrës

Larja e fytyrës është shumë e dobishme për lëkurën, sepse në këtë mënyrë eliminoni papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës.

fytyrePor shumë njerëz, veçanërisht ata me lëkurë të yndyrshme besojnë se uji i nxehtë është më i miri për lëkurën e tyre. Në fakt kjo është e gabuar.

Uji i nxehtë e dëmton shumë lëkurën. Ai shkakton plasaritje të kapilarëve në fytyrë dhe përveç kësaj, stimulon sekretimin e yndyrës nga lëkura.

Për lëkurë të yndyrshme: Lani fytyrën me ujë të vakët për të hapur poret, dhe shmangni produktet e pastrimit që përmbajnë alkool. Pastroni fytyrën në mëngjes për të eleminuar yndyrën e akumuluar gjatë natës dhe pastaj vendosni disa kuba akulli.

Për lëkurë të thatë: Vendosni një peshqir të ngrohtë në fytyrë para se të aplikoni krem ​​hidratues – ajo do të ndihmojë lëkurën të thithë më shumë përbërësit e kremit.

Për lëkurë që skuqet: Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo me ujë të nxehtë. Përdorni pastrues për llojin e lëkurës tuaj të cilin duhet ta ruani në frigorifer.

Lani flokët, pastaj fytyrën: Shumica e njerëzve kur bëjnë dush së pari të lajnë fytyrën dhe më pas vazhdojnë me flokët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo është gabim, veçanërisht në qoftë se keni lëkurë të ndjeshme. Shampoja dhe maskat ​​e flokëve që gratë përdorin rregullisht, mbyllin poret duke shkaktuar akne.

Këshillë: Së pari, lani flokët pastaj lani fytyrën për të larguar çdo gjurmë të shampos, kondicionerit  apo maskave të flokëve.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?