Uji i xhenxhefilit – Pija më e fuqishme e gjitha kohërave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në internet mund të gjesh një sërë dietash që supozohet se funksionojnë, por shumë rrallë ndodh që ato të ndihmojnë në rënien në peshë në mënyrë të shëndetshme. Gjithsesi, pija që do t’ju paraqesim më poshtë do t’ju ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në disa zona kritike (bel, të pasme dhe kofshë), megjithatë, mos prisni mrekulli. Nuk mund të dobësoheni nëse nuk ushqeheni shëndetshëm dhe bëni aktivitet fizik.

Përveç se ju ndihmon për rënien në peshë, uji i xhenxhefilit (një përzierje e thjeshtë natyrale që mund ta përgatisni në shtëpi), ka edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore:

Rregullon nivelet e kolesterolit

Uji i xhenxhefilit mund të mbajë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe parandalon një sërë problemesh kardiovaskulare.

Ul tensionin  e lartë të gjakut

Uji i xhenxhefilit përmirëson qarkullimit e gjakut, parandalon mpiksjen dhe, më e rëndësishmja, ul tension e lartë të gjakut.

Një agjent i fuqishëm anti-inflamator

Uji i xhenxhefilit mund të minimizojë inflamacionin në trup dhe parandalon gjendjet inflamator si reumatizma dhe osteoartriti.

Një antioksidues i fuqishëm

Uji i xhenxhefilit mund të luftojë radikalet  e lira në trup, që janë shpesh shkaktari kryesor i kancerit.

Parandalon ftohjen dhe gripin

Falë aftësisë për të forcuar sistemin imunitar, xhenxhefili mund të parandalojë ftohjen dhe gripin. Ai mund të luftojë gjithashtu një sërë infeksionesh të tjera respiratore dhe lehtësojë simptomat e astmës.

Trajton problemet digjestive

Xhenxhefili është kura më e mirë natyrale kundër çdo lloj problemi me sistemin tretës. Mund të trajtojë fryrjen e barkut, gazrat e tepërta, kapsllëkun etj,

Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Falë vetive anti-inflamatore, xhenxhefili është një nga kurat më të mira natyrale kundër dhimbjes së kyçeve dhe gjendjeve inflamatore si artriti ose përdhesi.

Përmirëson qarkullimin

Rrënjët e xhenxhefilit janë të pasura në zink dhe magnez, dy minerale që mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë akumulimin e kolesterolit në mëlçi. Në këtë mënyrë, xhenxhefili mund të parandalojë një sërë problemesh kardiovaskulare, si dhe eliminon toksinat nga trupi.

Ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese në trup

Konsumimi i xhenxhefilit çdo ditë ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese në trup dhe stimulon prodhimin e acideve në stomak dhe enzimave të pankreasit. Kështu ndihmon me tretjen dhe largon dëshirën për të ngrënë ushqime të pashëndetshme, që çojnë në shtim në peshë.

Klikoni tek 2 për të zbuluar si ta përgatisni ujin e xhenxhefilit:

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?